E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjithçka për arsimin, rritje rrogash për mësuesit

TIRANË- Përparësi të qeverisë që drejton për arsimimin, modernizim shkollash, kushte optimale për mësimdhënien dhe rritje rrogash për arsimtarët. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme te qeverisë, fjalën e së cilës e ka hapur me një urim për gjithë ata që do të nisin vitin e ri shkollor.

Shkollimi i fëmijëve tanë është dhe do jetë përparësi mbi cdo përparësi tjetër. Progresi i prekshëm me gjithë problematikën që ekziston është arritur. Sot ka një trupë pedagogjikë të vendosur dhe përkushtuar për të konsoliduar më tej arsimimin e fëmijëve, shkollimin e tyre, rritjen të cilësisë së mësimdhënies- tha ai.

Sipas Berishës, sot kjo trupë pedagogjike e vetëdijshme për misionin e saj shumë të rëndësishëm por natyrisht e vetëdijshme dhe për vlerësimin maksimal që i është bërë gjatë këtyre viteve dhe plotësisht të merituara ka të gjithë vullnetin për të ecur vendosmërisht drejt cilësive të reja në arsimimin e fëmijëve.

Sot mësuesit në mbarë vendin shpërblehen me rrogë mujore 120% më të madhe se ajo në fillim të vitit 2006. Në asnjë vend nuk ka ndodhur një rritje kaq e shpeshtë dhe e madhe e rrogave në arsim, një zhvendosje e merituar e këtij sistemi në shkallaren e rrogave si ka ndodhur në vendin tonë. Garantoj arsimtarët në gjithë vendin se do bëjmë gjithçka për kushte sa më optimale dhe do të rrisin në mënyrë të vazhdueshme rrogat e tyre- tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›