Rama: Akuzave të Berishës do tu përgjigjemi me alternativat e PS
Strategjia
Fatjona Mejdini
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje në mbledhjen e parë të grupit parlamentar për këtë sesion se socialistët nuk do tu përgjigjeshin më akuzave të qeverisë të artikuluara nga deputetët dhe zëdhënësit e mazhorancës. Përpara deputetëve të grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama foli gjatë për strategjinë elektorale që opozita do të ndiqte në 10 muajt e ardhshëm, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Ramës, PS nuk do të binte në kurthin e replikimit me demokratët, por do të përqendrohej te programi i saj ekonomik për tu dhënë qytetarëve një zgjidhje në lidhje me situatën e rëndë ekonomike në vend. Sipas tij, tashmë vendi ka vetëm një rrugë ose rrënim i mëtejshëm ose një rrugë e re me një program të ri dhe një lidership të ri për Shqipërisë. Në këtë kuadër, Rama theksoi se 10 muajt e ardhshëm do të vijonin të ishin të mbushur me takime në bazë. Vetë zgjedhja e pas 10 muajve është e qartë: Ne do jemi këta dhjetë muaj që mbeten deri ditën e zgjedhjeve nëpër qytetet e fshatrat e Shqipërisë për të dialoguar për të ardhmen me çdo shqiptar që do rimëkëmbjen e ekonomisë, që do ripërtëritjen e shoqërisë, që do rivendosjen e demokracisë dhe që do ribashkimin e këtij vendi me Europën, premtoi kreu i PS-së, Edi Rama. Sipas kreut të PS-së, opozita do tu tregonte shqiptarëve, pse duhej një taksim i ndershëm në vend, si mund të rritej punësimi real, si mund të shpëtonte prodhimi vendas dhe sesi vendi mund të kishte një arsim dhe një shëndetësi dinjitoze. Nga ana tjetër, Rama theksoi se alternativa socialiste siguronte një shtet ku funksiononte rendi publik dhe ku jeta dhe prona e qytetarëve ruhej. Rama gjeti rastin që në këtë mbledhje të parë të këtij sesioni të fliste dhe për çështjen e shumëdiskutuar të imuniteteve, duke theksuar faktin se opozita nuk kompleksohej nga akuzat që e Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës. Nuk na bën asnjë përshtypje askush që sulmon opozitën për ti ardhur në ndihmë qeverisë së lidhur këmbë e duar nga opozita. Madje, duke e parë të lidhur këmbë e duar nga opozita vetë Kryeministrin do ti ftoja shqiptarët që ta largojnë sa më parë, sepse një Kryeministër që fajëson opozitën për çdo gjë që nuk bën, thjesht nuk është Kryeministër, por është një person i cili qëndron në karrigen e Kryeministrit për punët e tij dhe të atyre që e rrethojnë, deklaroi Rama. Sipas kreut të PS-së, në rast se mazhoranca kërkon të tregojë vullnet për të përmbushur detyrimet e Brukselit atëherë ajo duhet të japë konsensus për paketën e ndryshimeve kushtetuese që i ka propozuar opozita dhe jo ti quajë ato paçavure. Këto amendamente i japin më shumë fuqi dhe garanci zgjedhësve, qytetarëve që sot vuajnë dyfish në dyert e drejtësisë. Vuajnë nga korrupsioni dhe korrupsioni ka një nga rrënjët e veta më të forta te marrëveshja e heshtur mes qeverisë dhe gjyqtarëve, deklaroi Rama, duke e ftuar mazhorancën ti votonte këto amendamente.
Rama: Akuzave të Berishës do tu përgjigjemi me alternativat e PS burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip