Gjithe ngjyrat e anarkise
Dekreti i Presidentit per projektligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave corodit shumicen ne Kuvend dhe lsquodetyron kryeparlamentaren Jozefina Topalli ta hedhe kete ligj dy here ne votim duke shkelur rregulloren. 73 deputetet e mbetur ne sallen e Kuvendit pas braktisjes se godines se Parlamentit nga opozita kane votuar dy here mbi ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave duke futur ne nje kaos mazhorancen por mbi te gjitha deputetet te cilet nuk po kuptonin se cfare po ndodhte ne sallen e Kuvendit mbi menyren e votimit dhe leximit te votes se tyre. Gazeta Shqip ndash 17/09/10
Mesa duket duhet - sic thote Dino Buxati - nje duzine infarktesh te shperndara ne menyre te drejte nga Zoti mbi politikanet dhe lideret shteterore qe te mberrijme ne nje dite te bekuar paqeje dhe qetesie. Pak me humor pak me fatalizem e ndame mendjen gjate emisionit te Adi Krastes Krasta on Top ne Top Albania Radio qe ne fund kjo mund te ishte menyra perfundimtare se si mund tu benim fajde palo-politikaneve qe kane hyre ne sezonin e ri te marrezise ketu ne Shqiperi. Ne fund edhe nje pershendetje me Not fair nga Lily Allen per te arritur perzierjen e duhur ilac-vitamine ose diskurs politik ndash radioshow si dhe per te dhene idene e perpikte te asaj per cka behet fjale e dashura qe ankohet se i dashuri ben rregullisht fiasko ne krevat. Sic shqiptaret stresohen se barinjte e kombit spo e bejne as ata sic duhet punen e tyre. Qe edhe ajo eshte me nje fjale te vetme shtypja.
Nuk ka shoqeri te sotme moderne ku anarkia nuk asociohet menjehere me kaosin shkaterrimin dhe degjenerimin e fares njerezore. Nje bote terrori ku grupe plackitese ish-proletaresh ish te varferish ish te paprivilegjuarish - e me radhe nje mishmash grupimesh shoqerore pa dallim - me ane te nje spontaniteti veteshkaterrues i japin liri vetes te marrin akses direkt te te mirat materiale dhe intelektuale qe jane krijuar nga puna e te gjitheve duke injoruar rruges cdo lloj rregulli e ligji.
Konkurrenca dhe lufta per mbijetese konsiderohen si gjendje normale e botes shtazore prandaj duke i presupozuar edhe njerezit si nje bicim kafshe gjendja e anarkise pershkruhet zakonisht si nje bote e pergjakshme ku mbizoteron ligji i xhungles. Nje pyll ku njerezit jane ujqer per sho-shoqin ku me te fortet gllaberojne me te dobetit dhe ku territoret ziejne si sketerra te vogla lokale jashte rregullave te tregut ligjit e moralit si dhe jashte pushtetit te politikes biznesit apo fese.
Autore te angazhuar ne studimin e teorive politike Godwin Proudhon Kropotkin Goldman Chomsky etj. sugjerojne nje shpjegim disi me tokesor kundrejt ketij perceptimi apokaliptik rreth anarkise. Por ne shoqeri si ajo shqiptare ku shkenca dhe mendimi nuk merren me aq seriozisht sa cmerreshin dikur eshte ne lulezim perfytyrimi se anarkia nenkupton pikerisht ato gjerat e tmerrshme qe thuhen per te. Ne realitete te ngjashme me tonin ndash perfshi edhe kete tonin - versioni zyrtar i shpjegimit te anarkizmit imponohet si nje dogme fetare ndaj se ciles jane rojtare jo prifterinjte me veladon por prifterinjte me kollare.
Si nje ulcere e kahershme kronike anarkizmi ka nje tradite te lashte perbuzjeje ne Shqiperi. Per kete arsye edhe retorika kunder tij eshte tashme e kodifikuar dhe e koracuar shume mire. Te keqijat e tij rreziqet dhe mbrapshtesia skane nevoje te shtjellohen me detaje pasi tashme ofrohen te gjitha te kondensuara ne nje tablete te vetme singell pa shpjegime anesore. Kjo tablete permban thjesht permendjen e emrit te mallkuar anarki si nje kod nje sinjal nje parulle kuptimplote qe zgjon menjehere ankth dhe ndjenje paniku tek ai qe e degjon.
Ne fakt kjo sekelldi e papershkrueshme shfaqet e lidhur ekskluzivisht vetem me nje lloj anarkizmi. Ky eshte ai qe quhet shpesh anarkizmi i kuq ai qe vjen nga poshte nga masat kur keto te fundit vendosin te shkaterrojne cdo lloj autoriteti e ti zgjidhin punet pa ndihmen e shtetit ketij institucioni rregullues te krijuar ne lashtesi nga shoqeria njerezore por qe hera-heres i kthen armet kunder krijuesit te vet. Anarkia e aplikuar nga populli i organizuar si trupe shoqerore ne terma zyrtare percaktohet si permbysje e rendit shoqeror ose orvatje drejt saj dhe eshte i ndaluar me ligj.
Mjerisht ne te njejten Shqiperi ku anarkia e popullit eshte po aq e mallkuar sa edhe hipoteza marksiste socializmi komunizmi apo qofte edhe ndonje hije njerezilleku e aplikuar ne sistemin shteteror zhvillohen te pashqetesuara edhe disa varietete te tjera anarkie. Askush nuk i therret ato me emrin e tyre te vertete. Po flasim ketu per versione te ndryshme te filozofise liberale te shprehur ne metodat e qeverisjes marredheniet ekonomike apo edhe thjesht ne komportimin e individit ne shoqeri.
Ajo qe ndodh realisht ne sjelljen e establishmentit tone politik nuk eshte fort larg idese se anarkise. Ne dallim nga anarkia e kuqe popullore ku perfituese jane masat e te shtypurve dhe te perulurve kjo tjetra eshte nje lloj anarkie e bardhe e heshtur e parfumosur ekskluzive dhe e fshehur pas termit demokraci liberale ne rastin shqiptar ne versionin e saj me te pafytyre e me te korruptuar. Kasta shoqerore qe mund te perfshihet brenda emrit politikanet shqiptare po jeton prej shume kohesh brenda gjendjes se nje anarkie te sajen personale. Ajo nuk i bindet asnje lloj rregulli nuk e ze asnje lloj ligji i lejon vetes te shtine ne dore cdo lloj resursi qe i ve syrin. Ajo shkruan rregulla e ligje formale te cilat duhet ti zbatojne te tjeret masat pasi mbi vete ate - kasten ato zakonisht nuk kane kurrfare ndikimi.
Nuk ka asnje strukture mbikeqyrese asnje sovran para te cilit politikanet shqiptare japin llogari si dhe nuk ekziston tashme as ndonje ndjenje turpi apo brerje ndergjegje se po e privilegjojne veten pertej cdo limiti. Menyra e sjelljes se tyre kur marrin pushtetin eshte thjesht vazhdim apo shtojce e anarkise qe mbreteron ne folete e tyre partite politike ne te cilat ata organizohen per te zevendesuar pas pak njeri-tjetrin ne hambarin e pushtetit. Ne shumicen e ketyre partive eshte ngritur ne kult injorimi i vullnetit te zgjedhesit. Lideret dhe stafet drejtuese te ketyre partive caktohen si rezultat i interesave efemere te nje grupi te vogel dhe aspak si rezultat i ndonje procesi seleksionues cilesor. Oferta qe keto parti dergojne ne zgjedhje apo ne pushtet fekondohet ne nje mjedis qe priret te pjelle krijesa qe do te sfidojne ligjin apo cdo lloj autoriteti qofte ky edhe autoriteti moral e imagjinar i sovranit zgjedhes.
Ne nje gjendje anarkie konstante ndodhet edhe biznesi dhe veprimtarite qe mbahen nga shfrytezimi i resurseve te vendit. E inkurajuar me ligj te veproje ne kushtet e shtetit te vogel apo te doreheqjes vullnetare te shtetit nga kontrolli i tregut keto aktivitete te shoqerise shqiptare e gjejne veten non stop te tunduara te perfshihen ne nje armiqesi te hapur me publikun. Ky i fundit eshte vazhdimisht nje pre e carmatosur dhe me duar te lidhura perballe perbindeshave korporative te fryre ne menyre artificiale nga lehtesirat anormale qe u jane lene nga shteti. Cmime produktesh qe fluturojne ne stratosfere me pretekstin me te vogel kontrata teresisht diskriminuese ne kurriz te konsumatoreve sherbime skandaloze qe u ofrohen njerezve pa kurrfare standardizimi apo penalizimi te abuzuesve. Nese kjo nuk quhet anarki atehere edhe kjo leter e stampuar qe ti po mban ne duar nuk eshte gazete por nje tepsi byreku.
Kjo anarki qe mban ngjyren e gjelber te Benxhamin Frenklinit mbi banknotat e dollarit gezon nje status te nderuar ne Shqiperi. Ajo inkurajohet nxitet dhe reklamohet si nje menyre normale sesi duhet te funksionoje rendi i gjerave ne bote. Keshtu me politiken dhe biznesin qe funksionojne te dyja ne kushtet e anarkive te tyre personale te pudrosura me grimin e liberalizmes si dhe me qytetaret te cilet frikesohen perdite me horrorin e anarkise plot peshkaqene qe hane femijet e pasjellshem shqiptaret po hyjne me gezim ne agimin e nje epoke te re. Nje epoke shtypjeje dhe erresire por me keq se kaq nje epoke ku cdo anomali e ketij sistemi qe dikton shtypje dhe abuzim sjell pakenaqesine e atyre qe presupozohet se duhet te jene te shtypurit e tij. Pak a shume sikur xhelatin qe e ze ndonje krize asfiksie perpara ekzekutimit ta denoncoje per paaftesi vete viktima qe ka vene koken ne gijotine.
Por sdo te jete gjithmone keshtu. Shembuj te se kaluares na tregojne se perpjekja per te ruajtur statuskuone duke predikuar gjithe kohes nje shoqeri te privuar nga sensi me elementar politik nga forca morale dhe instinktet sociale smund te zgjase pafundesisht. Pas nje trysnie te gjate kufijte e zemerimit mund te kaptohen shume lehte. Dhe ateherehellip