E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOMISIONI I DJEGIEVE DHE KUTIT E VJELJEVE...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne mbledhjen e tij te fundit nuk e mbajti dot zotimin e kryetarit per te vene ne zbatim edhe nje shkelje tjeter e me te rende ligjore ndash te digjte fletet e votimit qe tashme jane kthyer ne prova te domosdoshme e te pashkaterrueshme hetimore. Dhe kete e beri vetem sepse perfaqesuesi i partise ne pushtet i ngarkuari me percjelljen e direktivave politike ne ate organizate baze partie me te cilen pushtetaret tane te tranzicionit kane dy dekada qe genjejne me shume veten duke e quajtur Komision Zgjedhor. Genjejne veten pushtetaret tane kur e quajne Komision Zgjedhor ate organizate baze partie pastaj perpiqen me sa mundin e me cte mundin te genjejne edhe institucionet euroatlantike duke arritur ne kete drejtim edhe njefare rezultati fale miqve te pushtetit qe kane mundur te peshkojne ne ato institucione. Por nuk genjejne dot shqiptaret e varfer qe e vuajne ne kurriz te votave te tyre militantizmin e atij komisioni-organizate baze partie. Nuk i genjejne dot shqiptaret e thjeshte pushtetaret tane sepse nuk e fshehin dot te verteten e manipulimit njezetvjecar qe u kane bere zgjedhjeve ne Shqiperine e ketij tranzicioni sui generis te udhehequr nga ish-komunistet me besnike te diktatures.

Dhe nuk duhet shume mundim per te kuptuar se ai Komision Zgjedhor eshte thjesht nje organizate baze e partise ne pushtet sikunder ka sherbyer me besnikeri e me fanatizem gjate tere tranzicionit tone te pambaruar. Mjafton te kujtohen deklaratat e kryetarit ne kulmin e procesit zgjedhor te 28 qershorit te kaluar mes te cilave do te mbetet proverbiale sidomos njera Po te zbatojme pike per pike ligjin atehere na prishen standardet e zgjedhjeve Dhe eshte po ky kryetar qe thone se qenka edhe jurist i cili ne mbledhjen e fundit te Komisionit ne fjale votoi i vetem pro perdorimit te benzines per zhdukjen e provave hetimore. Eumlshte po ky kryetar i ketij te quajtur Komisioni Zgjedhor qe deklaron tani Po nuk i dogjem fletet e votimit shkelim ligjin...

Nuk do te kishte asgje per tu habitur po qe se keto deklarata i bente i deleguari politik i partise ne pushtet por kur keto deklarata politike kontradiktore e gjithnje ne perputhje me situaten politike i ben nje kryetar Komisioni Zgjedhor qe thone se qenka dhe jurist atehere gjithkush ka te drejte te shtroje pyetjet

Si e zbatoi ligjin ky kryetar dhe Komisioni i drejtuar prej tij kur mohoi garancine e vetme ligjore te parashikuar nga Kodi Zgjedhor konsensual ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 Pse e hodhi ne votim politik ate garanci ligjore te zgjedhjeve kur qe votuar nje here e qe miratuar ne Kuvend edhe nga agallaret e tij politike Kur shkel ligjin nje adoleshent ordiner duke vjedhur nje celular gjykatesit tane aq te njohur per pavaresi nga politika e dites e denojne me maksimumin e parashikuar ne Kodin perkates. Po kur e shkel ligjin nje kryetar Komisioni Zgjedhor nje kryetar qe thone se paska mbaruar dhe shkolle te madhe per jurist si duhet te mbrohet ai shkeles perpara ligjit Mire gjykatesve aq te pavarur nga politika e dites qe mund tu thote se e kishte detyre partie ate shkelje ligji po votuesve te thjeshte te ketij vendi qe i kane besuar zbatimin e drejte te ligjit ne numerimin e votave te tyre si do tu pergjigjej Po vetedijes se tij juridike ndash ne qofte vertet ashtu sic thone se na qenka dhe jurist ndash si do ti pergjigjej per shkeljen e hapet te ligjit konsensual te Kuvendit te Shqiperise Apo e di qe dhe vete ai derezi e punezi Kuvend e shkel ligjin sa here qe i duhet te manipuloje dhe votat e deputeteve... Mire anetaret e krahut politik te kryetarit po anetaret e Komisionit Zgjedhor te emeruar nga opozita pse pranuan te qendronin ne nje komision qe shkeli hapet ligjin per garancine zgjedhore Mire njerit prej tyre qe i paskej humbur zeri fare po dy te tjeret pse u bene gagace dhe per turpin e tyre arriten dhe te hedhin firmen ne ato procesverbale ku pasqyrohet me shkrim shkelja ligjore Aq keq paskan qene per nje rroge komisioneri sa te mbyllin gojen apo mezi te belbezoje edhe perpara shkeljeve te hapeta te ligjit Nuk besoj se opozita i kishte derguar ne ate Komision per ti vene ne majmeri...

Ky eshte Komisioni Qendror Zgjedhor qe kemi sot se ky ka qene modeli i tij per dy dekada te tera. Se ne keto dy dekada tranzicioni te udhehequr nga besniket e Partise se Punes Shqiperia nuk ka bere dot zgjedhje te lira e te ndershme sipas standardeve te njohur te botes demokratike. Se pushtetaret tane te ketyre dy dekadave tranzicion kane vijuar te zhvillojne regjistrimet e popullsise qe i bente dhe regjimi i tyre i vjeter ne vend te votimeve te lira. Por diktatura te pakten regjistrimet i bente te sakta se donte te dinte se sa skllever kishte ku i kishte me banim e me pune e mundesisht edhe cfare mendonin per ato deli zgjedhje-regjistrime ku gjemonte gerneta e daullja dhe zgjedhesit hidheshin valle per fitoren e Frontit Demokratik para se te fillonte komedia e te ashtuquajturave zgjedhje...

Nuk u hahet haku as trashegimtareve te tyre kur ende pa u hapur kutite e votave per te nisur numerimi mbushin sheshet me militante qe brohorasin per fitoren e demokracise e te udheheqesit kryesor duke turfulluar me terbim gardistesh revolucionare rrugeve te qyteteve e fshatrave tona me automjete te ngarkuara me flamure partiake...Duket qe i vetmi ndryshim demokratik i zgjedhjeve tona edhe ne keto dy dekada tranzicioni eshte ajo risia e xhirove te dehura me makina te ngarkuara me flamure partiake dhe mitingjet qe brohorasin per fitore perpara selive te te gjitha partive pa nisur ende numerimi. Se militantet e dine qe numerimin e ben gjithnje partia ne pushtet e prandaj dhe fitorja e saj dihet pa i numeruar votat. Prandaj dhe eshte mire qe po nuk ndryshuam vertet thelbin e konceptimit te zgjedhjeve te lira e te ndershme si gjithe bota demokratike ndash por jo si miqte e pushtetit qe na levdojne zgjedhjet-regjistrime edhe kur na vijne ketu si dergate e Bashkimit Europian e kryesuara nga nje turk ndash do te kemi gjithnje kete lloj komisioni-organizate baze partie e jo nje Komision Zgjedhor profesional. Do te kemi gjithmone nje Komision Zgjedhor qe shkel ligjin sa here merr urdher nga agallaret e tij politike nje Komision Zgjedhor qe i thote zbatim ligji edhe djegies se provave hetimore nje Komision Zgjedhor qe ka ne dore jo administrimin ligjor e profesional te procesit zgjedhor por vetem tenderimin e benzines qe duhet per te djegur provat e krimit zgjedhor ku ky deli komision eshte thjesht pjesemarresi juridik. Po nuk ndryshuam konceptin per zgjedhjet e po nuk u doli pushtetareve tane frika nga numerimi i drejte e i hapet i votave te popullit atehere do te mbetemi gjate pa zgjedhje. Po nuk ndryshuan kryekeput pushtetaret tane konceptin per zgjedhjet e lira si themel i demokracise po nuk u doli frika nga ligji pushtetareve tane te ketij tranzicioni te gjate ne vend te zgjedhjeve do te kemi gjithnje vjelje te votave nga pushteti dhe kutite do te jene perhere te denuara me djegie ne turren e druve te ndezur me benzinen e tenderuar nga Komisioni i Djegieve... Atehere ne vend te fleteve te votimit qe duhet te jene te hapeta per kedo qe deshiron te shohe si eshte numeruar vota e vet do te na mbeten vetem kutite e vjeljeve te pushtetit dhe bidoni i benzines per te djegur provat hetimore. Se hetimet ligjore do te jene perhere te ndaluara nga shkelesit e ligjit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›