Gjithë veprat patriotike të Berishës, lidhen me shërbime ndaj Greqisë e Serbisë!
Që prej ditës kur vetëshpalli Vitin parapërgatitor të 100 vjetorit të Pavarësisë, Sali Berisha po bën të gjitha përpjekjet private e zyrtare deri me pazare e lobime të fuqishme financiare, për të rifituar titullin e humbur si qytetar, shtetar e politikan atdhetar patriot. Shqiptarët e kanë etiketuar përfundimisht Sali Berishën si anti-shqiptar, për shkak se në këto 20 vite veprimtari politike e qeveriëse, ai ka projektuar, ka iniciuar, realizuar e vulosur një seri politikash e veprimesh anti-kombëtare, madje deri me akte copëtimesh territoriale të vendit. Duket qartë, që Sali Berisha po përpiqet të shfrytëzojë 100-vjetorin e krijimit të shtetit Shqiptar, si mundësinë e tij të fundit për heqjen e damkës Anti-shqiptar. Çdo përkujtim figurash të kombit, çdo përurim, koncert, ekspozitë, vizitë në diasporë e projekt përkujtimor, madje dhe koncerte fëmijësh me këngë patriotike, ai i stampon me logon e tij publike: Nën përkujdesjen e kryeministrit Sali Berisha. Një nga këto përpjekje artificiale me pamje komike, ishte gatimi dhe prezantimi i defter Abetares Mbarëshqiptare, të cilën e çoi për bekim deri në Kosovë, atje ku Berisha ka lënë shumë gjurmë aktesh anti-kombëtare.
Ndërsa me qylaf patriotik në kokë e me Abetare në dorë, foli për atdhetarizmin shqiptar duke paralajmëruar serbët të mos guxojnë të prekin Kosovën, vetëm 24 orë më pas, iu zbulua një gjurmë shërbimi pro-serb brenda ministrisë së Arsimit, të qeverisë që drejton d.v. Sali Berisha. Sipas KLSH rezulton, se ashtu si rrugët, energjinë, TEC-et e turizmin dhe dixhitalizmin e famshëm të shkollave shqiptare, patrioti Sali Berisha ia paska besuar firmave serbe MpSoft Group e CT Computers. Nuk po flasim për korrupsionin dhe falsitetin e punimeve të këtij investimi gjigand, që është toleruar, miratuar e paguar si frëngu pulën prej taksave të shqiptarëve në favor të damir fazlliçëve serbë. Nuk po themi, as se përse Berisha nuk e çoi Abetaren Mbarkombëtare Shqiptare dhe trojet shqiptare në Mal të Zi, në Maqedoni e Greqi, sepse e dimë qartë PSE-në e kësaj pengese të patriotit Sali Berisha. Por po citojmë vetëm atë që tha Berisha në Kosovë: Abetarja është vepra më e madhe patriotike e qeverisë që drejtoj unë! Përherë kështu ka thënë e thotë Sali Berisha, kur i duhet të paraqitet patriot dhe atdhetar i shquar. Por nuk jep asnjë shpjegim, se përse të gjithë veprat e tij patriotike lidhen me shërbime të pista e anti-kombëtare, në favor të interesave kombëtare të Greqisë e Serbisë! Dhe nuk janë pak. Po kujtojmë disa fakte e vepra e akte patriotizmi fals dhe anti-shqiptarizmi real, të cilat kanë nismën, përpjekjet, realizmin dhe vulën e Sali Berishës.
- VEPRA E PARË PATRIOTIKE: Në vitin 1992, me fuqinë e pushtetit absolut si president i Republikës, Sali Berisha duke zbatuar në mënyrë anti-Kushtetuese ligjin komunist 7501, u dha në pronësi minoritarëve grekë truallin shqiptar në Jug të Shqipërisë, nën emërtimin Ndarje dhe pronësim toke bujqësore e cila tashmë zyrtarisht quhet tokë greke.
- VEPRA E DYTË PATRIOTIKE: Në vitin 1992, me fuqinë e pushtetit absolut si president i Republikës. Sali Berisha pas pazareve anti-shqiptare me Greqinë solli, pranoi dhe ligjëroi vendosjen e klerikut shovinist grek, anti-shqiptarin Janullatos në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare.
- VEPRA E TRETË PATRIOTIKE: Në 15 shtator të vitit 1993, me pushtetin e plotfuqishëm si president Republike, Sali Berisha nënshkroi marrëveshjen kriminale me Milosheviçin, për furnizimin e Serbisë me karburante e armë, ndërkohë që Serbia kishte nisur dhe po vazhdonte përgjakshëm gjenocidin spastrues etnik të shqiptarëve në Kosovë, duke shkelur embargon e vendosur nga SHBA dhe ndërkombëtarët.
- VEPRA E KATËRT PATRIOTIKE: Me pushtetin e plotfuqishëm si president Republike, Sali Berisha zbatoi urdhrin e Milosheviçit për të zbuluar, kapur e asgjësuar drejtuesit e UÇK që kryenin veprimtari nga Shqipëria, duke e realizuar këtë akt patriotik nëpërmjet SHIK-ut.
- VEPRA E PESTË PATRIOTIKE: Sali Berisha pranoi dhe realizoi takimin me kryemafiozin kryeterrorist serb anti-shqiptarin Arkan dhe presidentin serb Slobodan Milosheviç, për të ndërtuar politika e veprimtari të përbashkëta unike, kundër pavarësisë së Kosovës dhe sabotimin e luftës çlirimtare të UÇK.
- VEPRA E GJASHTË PATRIOTIKE: I vetshpalluri patriot Sali Berisha, doli hapur publikisht kundër marrëveshjes së Rambujesë duke bërë deklarata në favor të genocidit, interesave e politikave anti-shqiptare serbe, ndërkohë që Kosovën e mbështetën gjithë aleatët ndërkombëtarë.
- VEPRA E SHTATË PATRIOTIKE: Kryeministri Sali Berisha, në emër të patriotizmit e atdhetarizmit, ia ka dhënë firmave serbe gjithë tenderat e blerjes, shitjes dhe transmetimit të energjisë elektrike.
- VEPRA E TETË PATRIOTIKE: Kryeministri patriot e atdhetar Sali Berisha, ka marrë vendim që gjithë sistemin e ndërtimit të TEC-ve, tia jap serbit anti-shqiptar Damir Fazlliç, duke nxjerr jashtë loje kompanitë investuese e ndërtuese shqiptare.
- VEPRA E NËNTË PATRIOTIKE: Me pushtetin e tij absolut si kryeministër, patrioti e atdhetari Sali Berisha emëroi serbin anti-shqiptar Damir Fazlliç, si anëtar të Këshillit të Sigurisë Kombëtare Shqiptare, me të drejtë të plotë për të marrë e kontrolluar çdo informacion mbi zhvillimet apo sekretet që lidhen me sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
- VEPRA E DHJETË PATRIOTIKE: Ende pa u kthyer në pushtet në vitin 2005, Sali Berisha me porosinë e shërbimeve sekrete serbe, futi në PD, në politikën shqiptare dhe në kupolën e qeverisë, eksponentin pro-serb Lulëzim Basha, i cili në bashkëveprim me shërbimet sekrete serbe, ka përgatitur sipas platformës serbe dosjet hetimore për arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e 30 drejtuesve e luftëtarëve të UÇK.
- VEPRA E NJËMBËDHJETË PATRIOTIKE: Më fuqinë e pushtetit absolut si kryeministër, patrioti dhe atdhetari Sali Berisha, ka 7 vjet që pengon futjen e prodhimeve kosovare në Shqipëri e ato shqiptare në Kosovë, ndërkohë që ka lënë të lirë tregun shqiptar për prodhimet serbe.
- VEPRA E DYMBËDHJETË PATRIOTIKE: Kryeministri patriot e atdhetar Sali Berisha urdhëroi në 26 nëntor 2011, firmosjen e marrëveshjes me Rusinë, sipas të cilës Shqipëria përfshihet në grupin ruso-ballkanik të drejtuar nga Serbia, me objeksion kontrollin e zhvillimeve pavarësore në Kosovë, maskuar ky kontroll bllokues mbi Kosovën, nën dekorin fals të gjoja luftës rajonale kundër drogës.
- VEPRA E PESËMBËDHJETË PATRIOTIKE: Me misionin për ti shërbyer Greqisë, kryeministri patriot e atdhetar Sali Berisha inskenoi fshehtas shqiptarëve dhe bëri ligj paktin anti-kombëtar, për tu falur grekëve ujërat territoriale detare shqiptare.
- VEPRA E GJASHTËDHJETË PATRIOTIKE: Me misionin anti-s
