Politika e jashtme e Obamës/Ballafaqimi nga një pozitë e fuqisë
Presidenti Obama fillon fushatën e tij zgjedhore me diçka qё pothuajse askush nuk do të kishte parashikuar katër vjet më parë: Një ndjenjë suksesi dhe përfitimi politik në fushën e politikës së jashtme qё ka hapur shpesh probleme për Demokratët. Kontrolli i padepërtueshëm që ishte mёse i dukshëm nё diskutimet e Obamёs rreth politikës se jashtme dhe veçanërisht nё dy vitet e para tё tij nё detyrë është zëvendësuar nga një formalitet i lehtë. Shprehjet kontrolluese dhe shikimet nё distancё janë zhdukur tashmë, të paktën në privat, thonë ndihmësit. Ai përcjell idenë se menaxhimi i politikës së jashtme është një aftësi përsëritëse, të cilën ai e ka mësuar përmes provave dhe gabimeve. Ky ish-aktivist anti-luftë dhe organizator komuniteti, sigurisht qё nuk kandidoi për president që ai do të ketë autoritetin për të vrarë njerëz. Por, kjo është egzaktesisht ajo qe po bën ,sa herë që autorizon një sulm të telekomanduar kundër një objektivi tё al-Kaedës. Ekipi i Obamës duket pothuajse përbuzës ndaj politikës së jashtme të rivalit të tij republikan, Mitt Romney. Ata e shohin Romney-in “si jashtë fushës se vet”, pёrsa i përket kësaj teme, duke kritikuar gjestet jo tё denja të tij, kundrejt mbështetësve neo-konservator dhe duke folur ashpër pa marrë parasysh rëndësinё e çështjes, si një karikaturë e njёanshmёrisё. Shtëpisë e Bardhë ka dyshime nё lidhje me seriozitetin e Romney në këto pozita dhe beson se në qoftë se sfiduesi republikan do tё arrije tё marrё presidencёn , ai duhet të ndryshojë qëndrimin e tij tё ashpër. A ka Romney në plan një angazhim të pakufizuar kundrejt numrit tё trupave aktuale në Afganistan? A dëshiron me te të vërtetë ai një luftë tregtare me Kinën? Edhe nëse Romney, me ardhjen Shtëpinë e Bardhë do tё vё nё punё këto ide atёherё patronët e korporatave do ta ndalojnë atё menjёherё. Prova mё e rëndësishme për Obamën këtë vit është Irani. Ai mendon se iranianët mund të lëvizin në drejtim të masave për ndërtimin e besimit "P5 +1"-shin qё ka propozuar grupi, i cili do të përfshijë daljen jashtë vendit tё një mase prej 20 % uranium të pasuruar, në këmbim tё karburantit dhe izotopeve mjekësore tё pasuruara po në atë nivel, nga jashtë. Dhe në qoftë se Irani do tё bjerë dakord për të ndaluar pasurimin mbi 5 %, kjo do të thotë mbylljen e menjëhershme tё objektit tё saj në Fordow, pranë qytetit të shenjtë Qom, e cila është ndërtuar për arritjen e niveleve tё larta të pasurimit tё uraniumit. Ka ende shumë për tё diskutuar rreth kësaj teme. Obama dyshon se iranianët do të vendosin të pranojnë këtë paketë sa më shpejt, nё mënyrë qё të shtyjë sanksionet nё lidhje me naftën, tё cilat janë planifikuar të hyjnë në fuqi me 28 qershor dhe 1 korrik. Por në qoftë se mund tё arrihet një marrëveshje e tillё gjatë verës, atëherë ai mendon se do të jetë e mjaftueshme për të bindur ministrin izraelit tё mbrojtjes Ehud Barak se "zona e imunitetit" tё Iranit, e cila do tё përdorej për të ndërtuar armë bёrthamore është kufizuar; duke e bërë një sulm izraelit tё panevojshëm. Ka akoma mjaft kohё për negociata tё gjata, në të cilën Perëndimi do të përdorë “dekretin” e liderit suprem tё vendit Ali Khamenei, se vendi i tij nuk ka në plan të ndërtoi armë bërthamore, si bazë për një marrëveshje të plotë dhe të verifikueshme. Në Siri dhe “çështje tё tjera me spec” nё Lindjen e Mesme; Obama e di mirë se përpjekjet e Kofi Anani për paqe po dështojnë për shkak tё paaftësisë sё ish- Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të ndaluar dhunën dhe për të filluar tranzicionin qё nga presidenti Bashar al-Asad. Obama e di se Rusia është “çelësi” për të shmangur një luftë civile, por ai nuk mendon se rusët do të angazhohen për të larguar Asadin, vetëm nëse janë të bindur se ai nuk mund të qeverisё dhe se vetëm një qeveri e re do të përmbaje ekstremizmin në Siri. Ashtu si edhe presidenti rus Vladimir Putin, Obama mendon se njё pjesë e opozitës siriane do të ishte më keq se Asadi dhe ai shqetësohet se lufta e tejzgjatur është duke fuqizuar pikërisht këta njerëz. Obama shpreson “të bëjë biznes” me Putin, të cilin ai e sheh si udhëheqësi i fundit transaksional. Shtëpia e Bardhë ka pasur indikacione gjatё javës fundjavës sё kaluar se Putin nuk do tё marrё pjesё nё takimin me “G 8” këtë muaj dhe nuk duket i trazuar, duke marrё parasysh se lideri rus ka probleme të mëdha për të trajtuar në “shtëpi”. Të dy liderët do të takohen në takimin e “G 20” muajin e ardhshëm në Meksikë. Çfarë është e goditur në lidhje me menaxhimin e politikës së jashtme tё Obamës, duke marrё parasysh edhe hapjen e sezonin tё fushatës zgjedhore, është se ai e di çfarë bën. Për të marrë një shembull delikat, ai e kupton se Kina varet nga marrëdhëniet e mira me Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht tani gjatë kohës së një tranzicioni tё vështirë politik; ai e di mjaft mirё se është shumё e rëndësishme të mos vihet nё pozitё tё vështirë udhëheqja kineze. Obama ka filluar të mendojë për atë që do të bëjë nëse i ofrohet një mandat të dytë dhe kjo është një listë e parashikueshme mbi: adresimin e ndryshimit te klimës, reduktimin e armëve bërthamore, ringjalljen e procesit palestinez tё paqes, menaxhimin e "Pranverës Arabe" në mënyrë konstruktive dhe përmirësimin e asistimit për zhvillimin e Afrikës. Por, nё krahasim me ato gjera qё ka mësuar si president (marrja e vendime në Zyrën Ovale), ato qe ai do tё arrijё nuk janë dhe aq tё vështira. Eksperienca nё punё është ç’ka ai do përpiqet t’i “shesë” vendit, nëntorin e ardhshëm.
...