E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoba dy kompanive më të mëdha të miellit në vend, kanë fiksuar çmimetNga TemaDy kompanitë më të mëdha të miellit dhe të grurit në vend janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës, për shkak se kanë fiksuar çmimet dhe nuk kanë lejuar konkurrencën në

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Gjoba dy kompanive më të mëdha të miellit në vend, kanë fiksuar çmimetNga Tema

Dy kompanitë më të mëdha të miellit dhe të grurit në vend janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës, për shkak se kanë fiksuar çmimet dhe nuk kanë lejuar konkurrencën në treg. Gjoba kap vlerën e rreth 70 milionë lekëve për të dy kompanitë së bashku. Të dhëna zyrtare nga ky institucion bënë me dije dje se kompanitë “Atlas” Sh. a dhe “Bloja” sh. a, kanë thyer ligjin shqiptar të konkurrencës duke krijuar trust, domethënë marrëveshje të heshtur, për të mbajtur të njëjtin çmim. Kompania “Bloja” është gjobitur me 38,5 milionë lekë dhe kompania “Atlas” është gjobitur me 27,8 milionë lekë. Këto dy kompani për më tepër janë klasifikuar si kompani me fuqi të ndjeshme në treg, gjë që do të thotë se ato dominojnë plotësisht tregun. Burime nga Autoriteti i Konkurrencës bënë të ditur se kjo gjë ka kohë që vazhdon dhe më shumti është vërejtur gjatë kohës kur në tregun botëror vitin e kaluar pati probleme me rezervat e drithit dhe në Shqipëri pati rritje të çmimit të bukës dhe të produkteve të miellit. Për këtë qëllim u kryen një sërë inspektimesh në ndërmarrje që veprojnë në këtë treg, duke bashkëpunuar me institucione të ndryshme publike për të siguruar të dhëna të nevojshme për këtë hetim. Sipas të njëjtave burime, nga hetimi rezultoi se ndërmarrjet “Atlas” Sh. a dhe “Bloja” Sh. a, nuk kanë konkurruar në tregun e importit të grurit dhe prodhimit të miellit. “Këto ndërmarrje kanë koordinuar aktivitetin për sa i përket përcaktimit të çmimeve të tregtimit të produkteve përkatëse, si dhe kanë ndarë burimet e furnizimit, duke aplikuar çmime të njëjta të shitjes së grurit për prodhimin e bukës. Kjo praktikë e ndjekur prej tyre, në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, është vlerësuar si marrëveshje e ndaluar, pasi pengon dhe kufizon konkurrencën e lirë dhe efektive në treg. Ndërmarrjet në fjalë, duke vepruar në të njëjtin nivel tregu (në tregun e importit të grurit për bukë), kanë sjellë pasoja në tregun e shitjes së grurit dhe të prodhimit e shitjes së miellit për prodhimin e bukës”, - bënë të ditur burime të Autoritetit të Konkurrencës. Komisioni i Konkurrencës ka miratuar disa rekomandime për institucione të ndryshme publike, në mënyrë që të nxitet konkurrenca e lirë dhe efektive në tregun e importit të miellit dhe prodhimit të bukës. Kështu, i është rekomanduar Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që të rishikojnë praktikat e çmimeve të referencës, si dhe të rivlerësimeve tatimore në tregun e importit të grurit për efektet e mundshme që mund të sjellin në kufizimin e konkurrencës në treg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›