Arrestohet ish-kandidatja e Partisë Demokratike në FierNga NOAArrestohet në Tiranë kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Fier, Nevila Bami, drejtoreshë e sapoemëruar e Tatim-Taksave të qarkut. Mësohet se Nevila Bami me detyrë prej pak kohë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Arrestohet ish-kandidatja e Partisë Demokratike në FierNga NOAArrestohet në Tiranë kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Fier, Nevila Bami, drejtoreshë e sapoemëruar e Tatim-Taksave të qarkut. Mësohet se Nevila Bami me detyrë prej pak kohësh drejtoreshë e Tatim-Taksave në Fier, u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Nga burimet policore mësohet se Bami para disa kohësh i ishte nënshtruar masës së sigurisë së arrestit shtëpiak, pasi u përball me hetim, kur ishte drejtoreshë e Tatim-Taksave të rrethit Lushnjë.
Megjithatë kjo nuk e ka penguar Bamin që të ishte dhe kandidate e PD për deputete në qarkun Fier duke mbajtur vendin e dymbëdhjetë në renditje.
Me anë të një njoftimi zyrtar, policia njoftoi për arrestimin e drejtoreshës së Tatimeve dhe tre ekonomistëve të tjerë, me akuzën e falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës, por nuk tha detaje për lidhjet mes tyre dhe shkeljet konkrete që kanë bërë.
“Drejtoria e Policisë së Tiranës në kuadër të operacionit “Fshehja” ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Tiranës, në ngarkim të 4 shtetasve, të dyshuar për “Falsifikim të vulave” dhe “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim”, - thuhet në njoftim.
Të arrestuarit janë: Nevila Bami, 34 vjeç, lindur dhe banuese në Lushnjë, me profesion ekonomiste; Shkëlqim Sako, 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion ekonomist; Ajeta Shkëmbi, 43 vjeç, banuese në Tiranë, me profesion ekonomiste; Marjana Aleko Palla, 40 vjeç, banuese në Tiranë, me profesion ekonomiste.
Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë pas një kontrolli të ushtruar në banesat e tyre, ku u gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kompjuterësh, si dhe një serë dokumentesh financiare.