Humbet në lojërat e fatit, vetëhelmohet 27- vjeçari
24/01/2012 Baba i një fëmijë të vogël mori borxh 5 milionë lekë dhe më pas i shkriu
BERAT- Humbja e një sasie lekësh në lojërat e fatit është bërë shkak që një 27-vjeçar nga qyteti i Beratit t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi fostoksine. Në një moment të rëndë depresioni pas lënies së një shume prej pesë milionë lekësh, Dorian Soto, banor i lagjes “Dëshmorët e Kombit” i dha fund jetës. Burime pranë qendrës spitalore në qytetin e Beratit bëjnë me dije se në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka mbërritur pranë këtij reparti në gjendje të rëndë për jetën 27-vjeçari Soto. Ky i fundit ishte gjetur nga familjarët në një nga dhomat e shtëpisë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe menjëherë u dërgua në spital. Sipas mjekëve i riu kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine për t’i dhënë fund jetës dhe ndonëse ka qëndruar për më tepër se një orë nën terapi intensive ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i të riut u dërgua më pas në morgun e spitalit rajonal, ku nisën hetimet e rastit. Drejt banesës së 27-vjeçarit kanë mbërritur më pas ekspertë të policisë, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet që çuan drejt aktit të riun. Sipas familjarëve 27-vjeçari mbrëmjen e djeshme ishte kthyer tepër i mërzitur në banesë, pasi kishte lënë një shumë prej pesë milionë lekësh në lojërat e fatit. Soto, baba i një vajze, i papunë, shpesh herë binte pre e lojërave të fatit dhe mbrëmjen e djeshme mësohet se kishte provuar fatin duke luajtur dhe humbur një shumë prej pesë milionë lekësh, të cilat i kishte marrë borxh. Pas humbjes në loto i riu mësohet se ishte mbyllur në dhomën e tij ku dhe u gjet në gjendje të rëndë pas konsumimit të një sasi të konsiderueshme fostoksine. S. Gorrice