E Diel, 1 Nëntor 2026

Kule thirrje për zgjedhje të ndershme në universitete

Zgjedhjet në universitete shtyjnë datën e provimeve sezonale të studentëve. Provimet e simestrit të parë, këtë vit nuk do të zhvillohen në shkurt si vitet e tjera por në mars për arsye se stafi akademik dhe studentet do ti drejtohen kutive të votimit për drejtuesit e tyre.

Rregullorja e këtij procesi ka ndryshuar, dekanët dhe rektorët mund të rikandidojnë dhe të rishpallen fitues nëse program i tyre është bindës. Dhori Kule, rektori i universiteti të Tiranës i bëri thirrje kandidatëve për zgjedhje të ndershme, duke kujtuar se zgjedhjet në universitet nuk do të jenë si ato politike ku ka të humbur.

Në lidhje me debatin e studentëve për anglishten e detyruar përpara se të nisin masterin, rektorati përplaset sërish me Ministrinë e Arsimit duke thënë se ky institucion ka cënuar ligjin. Niveli i kërkuar i anglishes sipas Kules është i vështirë për studentët.

Në zgjedhjet e 20 shkurtit, 11 universitet publike do të kenë drejtuesit e tyre, pa mandate të limituara, me një rregullore të përgatitur nga senati i faktulteteve dhe rektoratit dhe me shumicë të votës së stafit të pegagogëve, të 20% të studentëve dhe amdinistratës publike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›