Gjoba te forta per mashtruesit e kasave

Duke marre shkas nga rastet e shumta te denoncimit por edhe nga disa paqartesi qe ofron ligji aktual i Procedurave tatimore te pjesa e denimeve administrative ndaj shoqerive qe merren me instalimin e kasave Ministria e Financave ka pergatitur nje draft-projektligj mbi disa ndryshime qe rrisin masen e kontrollit dhe ndeshkimit.
Konkretisht jane dy nene te ligjit 122 dhe 123 qe pritet te ndryshojne te cilat flasin per kuponin tatimor te printuar nga kasa dhe denimet ndaj shoqerive te autorizuara dhe atyre qe nuk jane nga Ministria e Financave lidhur me ofrimin e instalimit dhe sherbimit.
Gjobat nisin nga 500 mije leke e deri ne 1 milion leke te reja dhe prekin bizneset qe nuk kane te drejte ti instalojne kasat fiskale pa qene te autorizuara sikurse ndeshkohen edhe ato shoqeri te cilat edhe pse kane leje per ta instaluar kasen te biznesi por per shkak te mosrespektimit te kontratave si sherbimi mirembajtja etj. jane te perfshira ne sferen e denimeve administrative.
Nje tjeter ndryshim i rendesishem eshte shfuqizimi i pikes ne nen qe i detyronte bizneset te mbanin nga nje kase rezerve.