Ambasadori holandez Zgjidhni krizen

Duke folur per situaten politike ai u shpreh se palet nuk duhet te fajesojne njerandashtjetren por duhet te ulen dhe te gjejne zgjidhje per problemet pasi raporti i Komisionit Europian ishte nje kembane e forte alarmi.
Para se gjithash do te doja te pergezoja gjithe shqiptaret per liberalizimin e vizave. Por gjithashtu do te doja tiu kujtoja te gjitheve per pergjegjesite qe vijne nga liberalizimi i vizave. E di qe nuk jam i vetmi qe i theksoj keto pergjegjesi por ky mesazh duhet perseritur sa me shpesh. Eumlshte e mrekullueshme qe shqiptaret do te jene ne gjendje te udhetojne nga mesi i dhjetorit pa viza ne vendet Shengen por ju lutem kini parasysh qe kjo nuk eshte per nje kohe te gjate qendrimi nuk eshte per leje qendrimi nuk eshte per pune. Por do te theksoja gjithashtu se nga ana tjeter opinioni i Komisionit Europian javen e kaluar per integrimin europian te Shqiperise ishte nje lajm i keq. Shpresoj qe cdokush ne Shqiperi e gjithe klasa politike majtas apo djathtas do ta konsideroje kete opinion si nje zile per zgjim. Une mendoj se Shqiperia humbi nje shans. Dhe nuk eshte mire qe njera pale tia hedhe fajin tjetres. Mendoj se eshte vertet e rendesishme qe te gjitha partite politike te bashkohen ne nje perpjekje te perbashket per te ndihmuar Shqiperine ne menyre qe vendi te jete ne gjendje te marre statusin e vendit kandidat. Kjo kerkon angazhim kerkon shume pune si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita tha ambasadori Henk Van Del Dool.