Nisma e Europes Qendrore Haxhinasto Shqiperia aktive
Duke vleresuar bashkepunimin e Shqiperise me Nismen Ministri Haxhinasto theksoi se pjesemarrja dhe roli aktiv i vendit tone ka mundesuar realizimin e nje numri te madh projektesh bashkepunimi per zhvillimin dhe integrimin rajonal.
Gjate takimit u theksua angazhimi per te vazhduar punen ne drejtim te reformimit strukturor dhe fuqizimit te mekanizmave financiare te Nismes se Europes Qendrore qe synojne te fokusohen ne mbeshtetjen e reformave te ketyre vendeve per tu integruar ne Bashkimin Europian.
Ministri i Jashtem Haxhinasto siguroi Ambasadorin Pfanzelter per vazhdimin e rolit aktiv te Shqiperise ne kuader te Nismes se Europes Qendrore ne koordinimin e projekteve te perbashketa infrastrukturore si dhe ne rritjen e perfaqesimit te vendit tone ne strukturat e kesaj Nisme.