E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malmstrom Nuk do kerkohen para ne dogane

Komisionerja per Ceshtjet e Brendshme ne Bashkimin Europian Cecilia Malmstrom theksoi ne menyre te qarte se shqiptaret qe po presin te udhetojne pa viza drejt Europes nuk duhet te tregojne para ose karta krediti ne kufij.

Ndonese zyrtarja e larte e BE-se theksoi se shqiptaret mund te pyeteshin ne kufij ne lidhje me udhetimin e tyre kjo nuk do te thoshte qe ata ishin te detyruar te jepnin informacion mbi te ardhurat qe dispononin.

Atyre mund tu behen sigurisht pyetje kur te arrijne ne kufi por kjo nuk do te thote qe duhet te kene me vete dhe te tregojne nje shume te caktuar parash ose nje karte krediti theksoi Malmstrom e cila pak dite me pare zhvilloi nje vizite dhe ne vendin tone.

Sipas komisioneres pas 15 dhjetorit te ketij viti shqiptaret do te mund te levizin lirshem ne Europe konform kushteve te unionit. Por ajo theksoi se kjo levizje mund te kryhej vetem me pasaportat e reja biometrike.

Qytetaret qe duan te perdorin sistemin duhet te kene patjeter pasaportat biometrike. Po ashtu duhet te dine se i jepet mundesia e qendrimit ne Bashkimin Europian vetem per tre muaj. Nese qendrojne me gjate qendrimi i tyre kthehet ne te jashteligjshem theksoi Malmstrom duke i cilesuar keto si rregullat e vetme per levizjen e lire.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›