E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sdo kete kufizim parash per udhetim

Komisionerja per eshtjet e Brendshme ne Bashkimin Europian Sesilia Malmstrom deklaroi se qytetaret shqiptare mund te udhetojne lirshem brenda rregullave ne zonen Shengen pa kufizime parash me vete. Sipas saj qytetaret mund te merren ne pyetje ne kufi por kjo sdo te thote se ata duhet te tregojne parate apo kartat e kreditit kur te udhetojne. Qytetaret qe duan te perdorin sistemin duhet te kene patjeter pasaportat biometrike. Po ashtu duhet te dine se u jepet mundesia e qendrimit ne Bashkimin Europian vetem per 3 muaj. Nese qendrojne me gjate qendrimi i tyre kthehet ne te jashteligjshem. Atyre mund tu behen sigurisht pyetje kur te arrijne ne kufi por kjo nuk do te thote qe duhet te kene me vete dhe te tregojne nje shume te caktuar parash ose nje karte krediti tha Malmstrom per Alsat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›