E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobat, Shqiperia e 4 ne Evrope

Artan Cena

TIRANE - Shqiperia eshte e katerta ne Evrope per rritjen e numrit te gjobave automobilistike, gjate dhjete viteve te fundit. Kjo gje eshte bere e ditur ne nje raport te botuar nga nje qender studimesh ne Itali. Sipas Contribuenti.it, (shoqata e shofereve italiane) ne vendin tone gjate dhjete viteve te fundit, gjobat ndaj drejtuesve te automjeteve jane rritur 296 per qind. Nderkaq sipas qendres studimore, vendin e pare ne Evrope e ze Itali, ku gjobat jane rritur me 1265 per qind. Sipas te dhenave, gjate tre viteve te fundit ne Shqiperi eshte rritur ne menyre te ndjeshme ndeshkimi i qytetareve, per shkak te shkeljen se rregullave te qarkullimit rrugor, apo te tjera shkelje. Per te dale ne kete perfundim, qendra italiane ka marre shifrat e dhjete viteve te fundit te deklaruar nga burimet zyrtare te policive evropiane. Sipas saj, ne vendet e fundit ku jane vene me pak gjoba ne rruge jane Anglia, Gjermania dhe Suedia.

Shqiperia

Shqiperia eshte ne "listen e zeze" te vendeve evropiane, ku gjobat automobilistike kane pesuar nje rritje te pazakonte, ne dhjete vitet e fundit. Sipas nje raporti te publikuar ne Itali, Shqiperia renditet e katerta ne Evrope, ku gjobat ndaj drejtuesve te automjeteve jane rritur 296 per qind, ne krahasim me dhjete vite me pare. Fakti i rritjes se gjobave ne vend, eshte evidentuar dhe ne analizen e vitit te kaluar te Policise Rrugore te Tiranes. Ne kete analize u tha se, eshte rritur numri gjobave te marra nga drejtuesit e automjeteve ne Tirane. Sipas shifrave te policise, dy gjoba ka marre cdo makine qe ka udhetuar ne kryeqytet. Nderkohe qe rreth 88 gjoba jane prere cdo dite te vitit te kaluar, per makinat qe qarkullojne ne Tirane, duke vertetuar dhe raportin e qendres italiane. Vetem gjate vitit te kaluar ne kryeqytet jane vendosur rreth 280 mije gjoba. Shifra rekord u publikuar nga ish-kreu i qarkullimit rrugor per Tiranen, gjate analizes vjetor.

Lista e analizes vjetore

Vendin e pare, per numrin me te madh te gjobave e ze Italia. Sipas studimit te publikuar, ne vendin fqinj gjate 10 viteve te fundit, gjobat jane rritur me 1265 per qind. Pas Italise, ne liste eshte Rumania ku perqindja e gjobave rrugore, eshte rritur me 384 per qind. Me pas vjen Bullgaria me 306 per qind, te rritjes ne 10 vitet e fundit. Nderkaq qe Shqiperia ndodhet ne vendin e katert me rritjen prej 296 per qindesh. E pesta eshte Estonia me 239 per qind, Sllovakia me 214 per qind, Kroacia me 192 per qind. Ne fund te listes ndodhen Anglia me 34 per qind, Gjermania me 28 per qind dhe e mbyll listen Suedia me 21 per qind te rritjes se numrit te gjobave ne dhjete vitet e fundit. Sipas qendres se studimeve, me pak se 30 per qind e shofereve qe gjobiten gjate punes se tyre nga Policia Rrugore, e paguajne ate pa kamate vonese, nderkohe qe pjesa tjeter, i paguan gjobat pasi kane kaluar disa kohe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›