Kaos ne Pediatri, mjeket refuzojne rikonstruksionin e godines
Ne keto dite kur temperaturat po shenojne vlera te paqendrueshme me ulje e ngritje, pavijoni i alergjive dhe pneumonise ne Pediatrine e Qendres Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane, eshte mbipopulluar nga paciente te vegjel te prekur nga viroza. Shefja e ketij pavijoni, Luljeta Kote thote se aktualisht te gjithe shtreterit jane te zene, madje ne disa dhoma ka me shume se dy paciente. Kjo per shkak se prej disa muajsh kapacitetet e ketij sherbimi jane pakesuar si pasoje e rikonstruksionit te nje pjese te spitalit te Pediatrise. "Aktualisht jemi duke punuar me nje fluks te madh pacientesh, per shkak te virozes gripale qe eshte duke qarkulluar ne vendin tone. Kjo e ben te pamundur edhe rikonstruksionin e pavijonit, pasi pacientet e vegjel nuk kane se ku te kurohen" pohoi Luljeta Kote shefe e pavijonit te alegro-pneumonise. Pavijoni i alegro-pneumonise ende nuk eshte rikonstruktuar. Aktualisht kane perfunduar punimet per rikonstruksionin e Spitalit Infektiv, por pacientet ende nuk jane transferuar ne ambientet e reja. Keta paciente trajtohen ne disa dhoma te pavijonit te alegro-pneumonise gje qe ka shkaktuar dhe nje gjendje te veshtire. Shefat e pavijonit te alegro-pneumonise kane kerkuar qe rikonstruksioni i godines se tyre te mos nise ne stinen e dimrit, per shkak se ne kete kohe pritet dhe numri me i madh i rasteve te shtruara me komplikacione gripi, gje qe do te rendonte situaten duke rrezikuar qe femijet, te mos marrin trajtimin e nevojshem mjekesor. Nga ana tjeter dhomat e femijeve jane te mbipopulluara, ku pervec rremujes se shkaktuar nga familjaret e shumte qe hyjne e dalin pa asnje rregull, ne dhome nuk ka pike uji. Ndersa ushqimet jane te vendosura vend e pa vend duke shtuar rrezikun e ndonje infeksioni te mundshem, qe te ofron pa para spitali.
Pediatria
Pavijoni i pediatrise eshte nder te vetmit i cili nuk eshte rikonstruktuar gjate ketyre viteve te fundit. Nje pjese e mire e tij, sidomos ajo e urgjencave eshte ne nje gjendje shume te keqe, ne krahasim me pjesen tjeter te spitalit
Pediatria
Pavijoni i pediatrise eshte nder te vetmit i cili nuk eshte rikonstruktuar gjate ketyre viteve te fundit. Nje pjese e mire e tij, sidomos ajo e urgjencave eshte ne nje gjendje shume te keqe, ne krahasim me pjesen tjeter te spitalit