E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hustri: Per grabitjen dyshohej Dritan Syziu

Ish-shefi i Komisariatit Rreshen ka treguar dje momentet e para te grabitjes se SMT-se, nga te dyshuarit si anetare te "Bandes se Mirdites". Osman Hustri ka treguar se gjate momentit qe ka ndodhur ngjarja, ai ishte duke fjetur ne Komisariat, kur eshte vene ne dijeni nga oficeri i tij. Sipas deshmitarit ne vendngjarje kishte shkuar grupi i gatshem, dhe e kishte vene ne dijeni duke i thene se ishte vrare polici Gjon Pacuku, si dhe ishin plagosur disa efektiva te tjere. "Per kete ngjarje ne rruge operative, na kishin ardhur te dhena se, ishte kryer nga ana e te pandehurit Dritan Syziu. Ne kemi udhetuar ne fshatin Malaj, ku ndodhej familja e te pandehurit, por ai nuk gjendej ne banese. Kemi shoqeruar te afermit e tij", ka deklaruar dje deshmitari Hustri. Me tej ai ka bere me dije se nuk eshte marre me me hetimet, pasi ato i kishin kaluar per kompetence seksionit te Antiterrorit ne Komisariatin e Lezhes. Ne seancen e radhes pritet qe te pyeten tre deshmitaret e fundit, ndersa pritet qe te pyeten te pandehurit e ketij procesi gjyqesor. R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›