E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama viziton femijet e shtruar ne pediatri

Femijet e shtruar ne spitalin Pediatrik, paten mundesine te kalojne disa momente ne shoqerine e animatoreve dhe lodrave, te sjelle nga Rrjeti Rinor i Tiranes. Kryetari i bashkise, Edi Rama, i cili shoqeronte vullnetaret, u shpreh se kjo iniciative ka si qellim t'u jape femijeve me shume shprese per te perballuar kushtet e veshtira, sipas tij, te spitalit."Nepermjet Rrjetit Rinor te Tiranes duam t'ua lehtesojme kushtet e veshtira, ne te cilat ndodhen femijet e shtruar ne pediatri. Ky grup rinor do te jete i pranishem cdo fundjave me femijet qe kane nevoje per perkujdesje, per t'u dhene shprese, dicka e vogel, por qe do te thote shume" eshte shprehur gjate fjales se tij kryebashkiaku, Edi Rama. Iniciativa e ndermarre nga vullnetaret e Rrjetit Rinor te Tiranes, eshte mirepritur edhe nga prinderit e ketyre femijeve. Sipas kryebashkiakut, cdo fundjave femijet do te jene te shoqeruar nga animatoret, te cilet do te kryejne numra te ndryshem dhe do te lexojne libra per femijet me te vegjel, ne menyre qe te kalojne kohen duke u argetuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›