Abuzimet me pronat, gjykata denon me 28 vjet 7 te pandehurit
Tirane- Abuzimet me pronat e Kasharit, Gjykata e Tiranes denoi dje me 28.8 vjet burg dhe 24 milione leke gjobe, shtate te pandehurit. Togat e zeza te kryesuara nga gjyqtari Bujar Krasniqi shpalljen dje fajtor dhe denuan me 6 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe, te pandehurin Alfred Sulaj, 4 vjet dhe 5 milione leke gjobe, te pandehurin Faik Fejzo, Isamil Sulaj me 6.8 vjet dhe 2 milione leke gjobe, Shefqet Aliko me 3 vjet e 3 milione leke, Xhevair Hyka 4 vjet e 4 milione leke, Bardhyl Kamberi 2 vjet e 2 milione leke dhe Islam Shera 3 vjet burg e 2 milione leke gjobe. Te gjithe te pandehurit kane perfituar ulje denimi, pasi ishin duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, ashtu sic ishin aktet e paraqitura nga prokuroria. Hetimet per te pandehurit nisen pas denoncimeve te bera nga ana e banoreve te Kasharit, per mbivendosjen e pronave te tyre, si dhe kalimi me disa pronare. Nje prej denoncuesve, qe ndodhet edhe ne fashikujt e gjykimit, ishte viktima Gani Kamberi. Pas nje kontrolli te bere nga ana e Kontrollit te Larte te Shtetit ne dokumentacionin e komunes Kashar ne periudhen kohore 2000-2007, rezultoi se ishin kryer abuzime mjaft te medha, nderkohe qe te perfshire ne to, rezultojne tre kryekomunaret Alfred Sulaj, Faik Fejzo dhe Naim Karaj, ky i fundit po gjykohet me vete. Pas dorezimit te ketij raporti ne prokurori, hetuesit e Task-Forces nisen hetimet, si dhe pergjimet telefonike, ne ngarkim te tyre. Nen skanim te plote u vendosen edhe certifikatat e leshuara nga Hipoteka, gjate kohes per te cilen akuzohen vendoret apo ish-vendoret e Kasharit. R.Caushaj
Akuzat
Prokuroria e Tiranes i akuzonte te pandehurit per veprat penale te "korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore", "shperdorim detyre", "falsifikim te dokumenteve zyrtare" si dhe "mashtrimit ne bashkepunim". Vete te pandehurit i kane mohuar akuzat e ngritura, duke kerkuar edhe pafajesine e tyre para gjykates.
Akuzat
Prokuroria e Tiranes i akuzonte te pandehurit per veprat penale te "korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore", "shperdorim detyre", "falsifikim te dokumenteve zyrtare" si dhe "mashtrimit ne bashkepunim". Vete te pandehurit i kane mohuar akuzat e ngritura, duke kerkuar edhe pafajesine e tyre para gjykates.