Gjobat dhe kasat fiskale tregtaret ne Tirane nisin protestat
Ervin KOCI
Ulja e pragut te TVSH-se dhe vendosja e kasave fiskale ka bere qe shume biznese te konsideruara si te vogla te gjenden perball taksave te larta. Kjo ka bere qe dje qindra biznese te protestonin perpara tregut te Medresese ne Tirane edhe pse ishin lajmeruar qe te vendosin kasa fiskale nga autoritet tatimore. Ne te kundert ndaj tyre do te merreshin masa qe variojne nga gjobat deri ne pezullimin e aktivitetit. Por tregtaret shprehen se ata e kane te pamundur qe te vendosin kasa pasi jane shume te shtrenjta . Ata deklarojne se fitimet e tyre jane shume te vogla dhe nuk mund te marrin nje kase qe kushton 450 euro pasi kjo do bente qe biznesi i tyre te falimentonte ne nje kohe qe ne Kine kasat fiskale shiten nga 40 dollare. Te irrituar ata bllokuan dje edhe rrugen duke paralizuar trafikun e duke kerkuar qe kasat fiskale te mos vendosen pasi fitimet e tyre jane mjaft minimale. Tregtaret qe shesin ne tezga e trajtojne veten si ambulante pasi puna e tyre zgjat deri ne 4 ore ne dite. Ne kete treg operojne rreth 750 biznese te vogla. Vendosja e kasave ka qene nje objektiv i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve qe prej nje viti madje qershori i ketij viti ka qene edhe afati i fundit per vendosjen e tyre. Kundershtimi i bizneseve ka bere qe ky proces te zvarritet dhe pikerisht ne tentative per te vendosur kasat ata kane dale ne proteste.
Protesta
Tregtaret ne tregun e madh industrial te Tiranes prane Medresese per rreth nje ore dje bllokuan rrugen kryesore te unazes ne shenje proteste ndaj vendosjes se kasave dhe rritjes se barres fiskale. Dhjetera pronare biznesesh te vogla shumica tregtare protestuan kunder cmimit te larte te vendosjes se kasave fiskale dhe gjobave te vendosura nga tatimoret ndaj mungeses se pajisjeve fiskale ne dyqane. Por kjo gje shkaktoi kaos dhe bllokim te trafikut ne kryeqytet si dhe beri qe ata te perplaseshin me policine pasi protesta u konsiderua si e paligjshme. Sipas tregtareve qeveria e ka kthyer ne monopol procesin e shitjes se kasave dhe mbi te gjitha cmimi i ketyre aparaturave eshte gati tre deri ne kater here me i larte se ne vendet e tjera. Tregtaret kerkojne heqjen e gjobave qe sipas tyre eshte e perballueshme pasi bizneset e tyre sic pohuan ata nuk kane fitime qe te mbulojne keto shpenzime. Sipas tyre ne rast se kerkesat e tyre nuk plotesohen protesta do te pershkallezohet.
Gjobat
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka bere kontrolle te njepasnjeshme per disa dite me radhe te te gjitha bizneset ne kryeqytet. Pjesa me e madhe e ketyre biznese jane gjobitur dhe jane paralajmeruar te vendosin kasat per 15 dite. Te pyetur ata shprehen se kane nenshkruar me kompanite kontratat e blerjes se kasave me qellim qe te pajisen brenda dy javeve. Pjesa me e vogel e bizneseve ishin pajisur me kasa fiskale brenda afateve duke treguar se praktikojne prej nje kohe te gjate faturat tatimore. DPT-se ka bere paralajmerime sistematike per vendosjen e aparateve fiskale e me pas ka vendosur gjoba prej 100 mije lekesh. Zyrtare nga tatimet shprehen se ne kete zone jane vendosur gjoba te shumta per dy dite rresht deri ne oret e vona. Afati per pajisjen me kasa fiskale per bizneset e vogla ishte deri ne fund te gushtit. DPT-ja paralajmeroi kete kategori biznesesh se do te kishte kontrolle dhe se do te merren masa nese keto njesi nuk do te pajiseshin me kasa fiskale.
Tatimet denojne protesten vendosja e kasave sipas ligjit
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve sqaron se vendosja e pajisjeve fiskale po realizohet ne perputhje me ligjin 9920 Per procedurat tatimore date 28.05.2008 i ndryshuar dhe aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij dhe perben nje prioritet te punes se administrates tatimore ne vijimesi. Te gjithe tatim paguesit jane vene ne dijeni ne kohe per afatet dhe procedurat e pajisjes me keto aparate dhe kjo perben nje obligim ligjor per te gjithe tatimpaguesit. Instalimi i pajisjeve fiskale dhe perdorimi i tyre nje proces qe eshte realizuar ne vendet e tjera te rajonit e me gjere ka per qellim vendosjen e barazise ne komunitetin e tatimpaguesve forcimin e rregullave te konkurrences se lire ne treg respektimin dhe mbrojtjen e konsumatorit si dhe luften kunder evazionit fiskal e mashtrimeve te tjera tatimore. Kontrollet e ushtruara nga Administrata Tatimore e ato qe do te vijojne ne te ardhmen kane per synim zbatimin e njellojte te akteve ligjore. Ato synojne te dekurajojne ata qe nuk respektojne ligjin dhe afatet e percaktuara ne to. Shoqerive te autorizuara u eshte kerkuar te jene te gatshme per ti sherbyer ne cdo kohe per plotesimin e kerkesave te tatimpaguesve per pajisjen e tyre me kasa fiskale. Ministria e Financave dhe Administrata Tatimore e autorizuar prej saj per kontrollin e ketij procesi nuk nderhyn ne cmimet e shitjes se pajisjeve fiskale qe diktohen nga tregu i lire dhe tatimpaguesi mund te zgjedhe vete shoqerine ne te cilen deshiron ta bleje pajisjen dhe te kontraktoje sherbimin ne vijimesi kundrejt nje kontrate tregtare.
Raporti i lirise ekonomike Shqiperia e 48-ta ne 123 vende
Shqiperia renditet e 48-ta ne 123 vende ne raportin vjetor Liria Ekonomike e Botes per vitin 2010. Sipas ketij raporti Shqiperia u rendit mjaft lart per shpenzimet taksat dhe sipermarrjen. Nderkohe qe u vleresua me dobet ne te gjitha kategorite e tjera si mbrojtja e te drejtave te prones liria e tregtise nderkombetare dhe ne sistemin ligjor. Raporti i ketij viti perfshin gjithashtu studime te reja qe analizojne ndikimin e mundshem te recesionit global ne nivelin e lirise ekonomike. Sugjerohet se liria ekonomike mund te pesoje renie ne afat-shkurter si pasoje e krizes por ne nje periudhe afat-gjate liria ekonomike ka nje prirje te rritet pas nje krize bankare. Raporti i ketij viti tregon se liria ekonomike pesoi renien e pare globale ne nje cerek shekulli. Ne vend te pare ne kete raport te lirise ekonomike renditet Hong Kongun i ndjekur nga Singapori e me pas Zelanda e Re.
Mungesa e konkurrences AK-ja nis hetim per tregun e internetit
Autoriteti i Konkurrences hap hetim paraprak per tregun e internetit. Burime nga ky Autoritet bejne te ditur se nisma per hetim eshte ndermarre nga vete institucioni pasi u njoh me analizen e ketij tregu te pergatitur nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Vete AKEP ka arritur ne konkluzionin se konkurrenca ne tregun e aksesit me shumice ne internet nuk ka konkurrence efektive. AKEP argumenton se kjo shoqeri ka kontroll mbi infrastrukturen baze qe mundeson zhvillimin e konkurrences efektive te ketij tregu te bazuar ne madhesine e rrjetit fuqine e ulet kundervepruese te bleresve si edhe mekanizmat e ekonomise se shkalles dhe te dendesise. Bazuar ne konkluzionet e AKEP AK-ja ka nisur hetimin paraprak dhe duke pasur parasysh permbajtjen e analizes se shpejti do te hape edhe nje hetim zyrtar.
Shqetesimet ekonomike ne bote ulin cmimin e naftes
Cmimet e naftes ne bote i jane afruar nivelit prej 74 dollare per shkak te shqetesimeve nga gjendja ekonomike boterore dhe ne prag te mbledhjes se sotme te bankes qendrore amerikane. Shumica e analisteve nuk presin masa te reja per nxitjen e rritjes ekonomike.
Ne bursen e Nju Jorkut nje fuci nafte e paperpunuar sot u tregtua per 74.32 dollare respektivisht 54 cent me pak. Renien e metejme te cmimit e penguan te dhenat pozitive nga Kina ku kerkesat per nafte jane rritur per 8.2.
23 Shtator 2010