Prokuroria, nen hetim zyrtare e ushtarake
Redinalda Caushaj
Zyrtare dhe ushtarake rrezikojne te merren nen hetim nga Prokuroria e Pergjithshme, pas ngritjes se grupit te ri te investigimit dhe rishqyrtimit te provave te dosjes "Gerdeci", te deleguar nga organi i akuzes Tirane. Hetuesit dyshojne se persona te tjere jane "shkaktare" te tragjedise se shperthimit katastrofik, pervec tre te arrestuarve, qe gjenden ne qeli. Burime nga prokuroria kane bere te ditur dje, per gazeten "KJ", se do te kete te tjere persona, kryesisht ushtarake, qe do te cilesohen nen hetim per ngjarjen, pasi mendohet se "kane pasur pergjegjesite e tyre administrative". Aktualisht te ndaluar jane drejtori i ndermarrjes MEICO, Ylli Pinari, pronari i firmes se demontimit, "Alba Demil", Mihal Delijorgji, drejtori teknik i firmes, Dritan Minxholli. Nen hetim eshte drejtori i Logjistikes ne ushtri, Dashnor Caushi, kurse ne cilesine e personave qe kane dijeni jane shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, kreu i Komandes se Bashkuar, Shpetim Spahiu, zevendesi i tij Xhevdet Zeneli dhe kreu i Forcave Ajrore, Astrit Jaupi. Nderkohe qe i fundit eshte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pasi per shkak te imunitetit te tij ceshtja u delegua.
Kerkohen te tjere "shkaktare"
"Behet fjale per personat qe kane pasur pergjegjesi indirekte", tha nje burim i organit te akuzes dje per gazeten rreth hetimit te ri qe ka nisur Prokuroria e Pergjithshme. Por, deklarimi i emrave dhe zyrtarizimi pritet te behet vetem pas rimarrjes se tyre ne pyetje. Venia ne dukej e "shkaktareve" do te vihet re menjehere pas verifikimit te dokumenteve, te cilat jane sekuestruar nga ana e prokurorise. Mesohet se jane dokumente qe kane lidhje me kontratat dhe urdhrat e firmosura per transportin e municioneve drejt fshatit Gerdec, ngritjen e fabrikes se demontimit ne kete zone, furnizimi, procesi i shitjes dhe zbatueshmeria. Gjithashtu po verifikohen fatura te hyrjeve dhe te daljeve te municioneve, qe do te jene vendimtaret per te percaktuar statusin e secilit prej zyrtareve e ushtarakeve. Secili prej tyre do te jape shpjegime rreth firmave qe ka hedhur ne dokumente dhe me pas do vendoset nese do merren nen hetim.
Akuzat, rreth te ciles po heton Prokuroria e Pergjithshme per gjenerale e zyrtare, jane ato te "shperdorimit te detyres". Por mesohet se do te thirren per t'u pyetur edhe punonjes te MEICO, apo drejtues te reparteve nga kane dale armatimet. Aktualisht nen hetim eshte vetem drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi, i cili ka zbatuar urdhrat per transportin e municioneve me makinat e ushtrise drejt Gerdecit. Nderkohe qe persona te tjere jane vene ne "shenjestren" e prokurorise. Pergjegjesite e secilit dhe shkeljet qe mund te jene bere nga kalimi i kompetencave do te verifikohen ne baze te dokumenteve te sekuestruara nga ana organit te akuzes ne Ministrine e Mbrojtjes. Brenda javes se ardhshme pritet rimarrja e tyre ne pyetje dhe komunikimi i statusit qe do te kene ne kete proces hetimor. Organi qendror i akuzes po verifikon dokumentet qe jane nenshkruar nga Caushi, qe prej momentit te ngritjes se fabrikes ne Gerdec per procesin e demontimit te armeve e deri ne diten e shperthimit. Aktualisht Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Pergjithshem jane perplasur ne deklaratat e tyre per pergjegjesite, duke i kaluar njeri-tjetrit kompetencat per veprimet e kryera para tragjedise.