E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosta Trebicka rrefehet kater ore ne prokurori

Prokuroria e Pergjithshme merr ne pyetje biznesmenin Kosta Trebicka, pronar i firmes se paketimeve, "Xhoi", per pergjimin e bisedes me pronarin e kompanise amerikane te armeve, AEY, Efraim Diveroli. Per kater ore me radhe, njeriu qe denoncoi procesin abuzim te shitjes se municioneve dhe menjanimin e tij si nenkontraktor nga MEICO, ka rrefyer para grupit te ri hetimor rreth vertetesise se bisedes dhe nese i qendronte deklaratave te para. Burime zyrtare konfirmuan lajmin per gazeten "KJ" dhe thane se Trebicka ka hyre ne organin e akuzes rreth ores 18:00 dhe ka dale rreth ores 22:00. Mesohet se biznesmeni ka mbajtur te njejtin qendrim sikurse edhe ne deklaratat e bera ne media, duke fajesuar ndermarrjen e shitjes se armeve MEICO dhe se kontratat qe e menjanuan nga AEY ishin abuzive. Ai ishte thirrur qe prej javes se kaluar per te deshmuar, por delegimi i dosjes coi ne shtyrjen e seances qe eshte zhvilluar mbreme. Trebicka u kthye nga SHBA ne Tirane gjate dites se hene, ndersa ishte pyetur edhe nga agjente te FBI-se per kete ceshtje. Ai ka kembengulur se pergjimi i bisedes telefonike mes tij dhe Diverolit eshte i vertete dhe kasetes mund t'i behet ekspertim. Mesohet se biznesmeni shqiptar ka dhene shpjegime edhe per njohjet e tij me Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›