E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rihetimi ne dore te 6 prokuroreve

Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, ka caktuar gjashte prokurore dhe 10 oficere te policise gjyqesore e te Policise se Shtetit per te rihetuar tragjedine e Gerdecit pas delegimit te dosjes dhe deklarimit te mos kompetences nga Prokuroria e Tiranes fundjaven e kaluar. Ne krye te grupit te ri hetimor per tragjedine eshte vene drejtori i Drejtorise se Hetimit dhe Ndjekjes Penale ne organin qendror te akuzes, Zamir Shtylla. Ne njoftimin zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme behet e ditur se prokuroret qe do te hetojne tragjedine e Gerdecit jane, Kujtim Luli, Arqilea Koca, Alfred Progonati, nga Prokuroria e Pergjithshme. Arben Dollapi (pjese edhe ne grupin e pare qe hetoi ngjarjen), si dhe Sokol Stojani, perfaqesues te Prokurorise se Tiranes. Nderkohe qe 10 do te jene oficeret e policise qe do te jene pjese e investigimit dhe qe do kene per detyre ripyetjen e deshmitareve te tragjedise. Oficere te Ministrise se Brendshme, te Prokurorise se Krimeve te Renda, Drejtorise se Policise se Tiranes. Nga Policia e Shtetit eshte perzgjedhur kreu i Drejtorise se Krimit te Organizuar, Arjan Muca, tre shefa sektoresh dhe pese oficere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›