E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobat në gjyq

Gjykata Kushtetuese nisi ditën e djeshme shqyrtimin e ankimimit të bërë nga shoqata të ndryshme të biznesit, duke kundërshtuar ligjin e njohur, atë të gjobave. Turpi gjykues dëgjoi reflektimet e palëve të përfshira ndaj këtij ligji, i cili gjatë shqyrtimit në Kuvendi gjeti ende oponencën e opozitës. Mes kundërshtarëve të ligjit, të cilët e gjykojnë si një ligj antikushtetues, është edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë. Shoqatat, të përfaqësuara nga Krenar Loloçi, kanë kërkuar shfuqizimin dhe shpalljen si antikushtetues të nenit 2 dhe 3 të këtij ligjit në fjalë. Sipas këtyre dy neneve, të gjithë bizneset që gjenden fajtorë në rast se shkelin ligjin, duhet të parapaguajnë 15 për qind të gjobës që tatimorët mund t’i vendosin. Avokati që përfaqësonte shoqatat e biznesit deklaroi para gjykatësve, se ky ligj cenon të drejtën e pronësisë dhe i heq të drejtën biznesit të ankimohet në institucionet e drejtësisë. Sipas tij, e drejta e ankimimit njihet nga Kushtetuta e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›