E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet: Në nëntokë mund të strehohen miliona njerëz

Gjatë gjithë historisë së regjistruar të njerëzimit është folur për botën e nëndheshme, krijesat e saj dhe ferrin që përfaqëson kjo botë

Që nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejmë gjurmë të forta të përshkrimeve të një bote irreale të mbushur me figura hyjnore e gjysëm hyjnore, qenie mistike dhe të frikshme të konsideruara pjellë e fantazisë njerëzore dhe e frikës së tij ndaj një të panjohure që ka mbetur e tillë për mijëra vjet dhe është prekur vetëm nga një grusht njerëzish të zgjedhur. Vazhdimisht kanë ardhur mesazhe që janë dëgjuar nga ata që i kanë mbajtur veshët e hapur dhe mendjet e hapura për të kuptuar atë që nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerëzore.

Si qenie njerëzore nuk jemi të ndërgjegjshëm për fuqinë e madhe që kemi në trurin tonë dhe kufizohemi nga frika e të panjohurës, duke i mohuar vetes përdorimin e dhuratës më të madhe që kemi nga natyra apo nga krijuesi. Ndër shekuj njerëz të guximshëm dhe ëndërrimtarë janë përpjekur të gjejnë rrugët për të hasur këtë të panjohur. Shumë kanë dështuar deri dhe me jetët e tyre. Disa ia kanë dalë mbanë dhe kanë lënë dëshminë e tyre që edhe sot e kësaj dite vazhdon të mos pranohet falë hijes së dyshimit që ka mbështjellë mendjen njerëzore dhe se lë atë të shpërthejë me gjithë fuqinë e saj. Sot, më shumë se kurrë njerëzimi po i afrohet kufijve të dijes, duke u përpjekur t'i kapërcejë ato. I kërkon në avancimin e shkencës, teknikës, mendimit dhe perceptimit. I kërkon ato në trupat e sistemit tonë diellor dhe përtej tij, duke guxuar që të zgjerojë hapësirën e kërkimet nëpër kozmos dhe gjithë universin. Por nuk duhet harruar që vetë globi ynë ende është i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime të rëndësishme janë bërë vitet e fundit kur mendohej se s'ka mbetur më gjë për t'u zbuluar.

Njohim mjaft mirë sipërfaqen e Hënës dhe të Marsit, por nuk dimë ende se çfarë fshihet nëpër thellësitë e Amazonës dhe të Xhunglës tropikale afrikane. Njohim mirë satelitet e Saturnit dhe të Jupiterit, por ende nuk dimë të shpjegojmë zërat e fortë që na vijnë nga e kaluara dhe e tashmja për ekzistencën e diçkaje shumë të pabesueshme nën këmbët tona. Përpiqemi të hedhim në hartë sistemin tonë diellor, galaksinë tonë dhe të tjera, përpiqemi të gjejmë sesi u krijuan dhe kur do të kenë një fund dhe ende nuk dimë as 1% të asaj që përfaqëson brendësia e globit tonë. Dhe këtu është misteri më i madh që ende mbetet për t'u zbuluar. Gjeologjia me saktësitë dhe pasaktësitë e saj na ka ardhur në ndihmë për të kuptuar dhe mësuar shumë mbi historinë e planetit tonë si trup dhe si ndërtim. Por si çdo shkencë ajo ka nevojë gjithmonë për përmirësim dhe ndryshime në koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund të bëjë përjashtim.

Është apo jo bosh Toka jonë? Çfarë janë faktet që mbështesin këtë teori? Ka apo nuk ka hapësirë që të mundësojë kushte për një shoqëri që të jetojë aty për qindra madje mijëra vjet? A ka gjurmë dhe prova që dëshmojnë pro kësaj teorie? Kush janë qeniet që mund të jetojnë poshtë këmbëve tona dhe pse ato kanë bërë këtë zgjedhje? Kujt kulture i përkasin dhe çfarë lidhje kanë ato me të kaluarën e largët të njerëzimit, një e kaluar, e cila nuk bën pjesë në historinë e regjistruar dhe që mund të shkojë mbrapa në kohë disa dhjetëra mijëra vjet? Këto janë disa nga pyetjet që kanë munduar shkencëtarët për shekuj e dekada. Kërkimet kanë qenë të shumta, faktet dhe misteret gjithashtu, por asnjë nuk ka arritur të mbështesë një teori të vetme dhe ka arritur vetëm që të nxjerrë gjithnjë e më shumë pyetje të reja. Në fund të fundit, ky është dhe kalvari i vetë shoqërisë njerëzore, jemi gjithmonë në kërkim të përgjigjeve për pyetjet tona dhe nuk do të rreshtim asnjëherë se përpjekuri për t'i gjetur ato përgjigje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›