E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rritet buka

Ende pa marre veten nga përmbytja masive e fundvitit te kaluar dhe pa përfituar dëmshpërblimin nga qeveria, banoret e Shkodrës po përballen edhe me rritjen e çmimit te bukës. Ditët e para te shkurtit ne te gjitha furrat, produkti kryesor jetik shitet me 10 apo 20 leke me shume. Kështu një buke me peshe 600 grame tregtohet me 70 leke, çka do te thotë se një 1 kg buke tashme shkon ne rreth 130 leke. Ky ndryshim ne vazhdën e shtrenjtimit te shume produkteve te tjera, ka shkaktuar pakënaqësinë e konsumatorëve dhe kryesisht pensionisteve. Qe prej dy muajsh buka tregtohet me shtrenjte ne te gjitha qytetet kryesore te vendit. Prodhuesit përmendin si arsye kryesore, rritjen e çmimit te miellit, si dhe elementeve te tjerë qe ndikojnë ne këtë biznes, energjisë e gazit.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?gFgHjUfTkpI","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›