Prishen lokalet pa leje
Inspektorati Ndertimor i Bashkise se Sukthit ka nisur prej dy ditesh aksionin ne Hamallaj ne fshatin problematik duke mos hasur ne qendresen e poseduesve te tyre. Aksioni ka nisur menjehere pas urdhrit te Kryeministrit Berisha per pastrimin e zonave bregdetare dhe marrjen e masave per sezonin e ri turistik 2011. Inspektorati Ndertimor nuk ka pasur nevoje per nje prani te madhe te forcave policore per te realizuar prishjen e nje numri objektesh pa leje ne plazhin e Hamallajt por me mjete te renda administraten dhe Policine Bashkiake kane realizuar vete kete detyre. Fadromat kane realizuar brenda pak oreve aksionin dhe kane arritur te rrafshojne 12 lokale prej tulle e betoni te ndertuara ne pjesen e reres dhe disa kioska . Ne mbeshtetje te Inspektoratit Ndertimor te Bashkise se Sukthit jane vene nje numer i vogel pjesetaresh te forcave te rendit nderhyrja e te cileve ka qene e panevojshme. Prishja e objekteve tregtare ne bregun e detit ne Hamallaj eshte ndermarre ne kuadrin e masave qe po merrte Bashkia e Sukthit per sezonin e ri turistik. Nga ana e tyre banoret e fshatit Hamallaj e kane ndjekur me indiferentizem aksionin e policise ndertimore ne bregdet. Ata jane shprehur Nuk kemi qene asnjehere kunder prishjeve ne zonen e reres pasi banesat e tyre ndodhen 500 metra larg plazhit. Prej dy ditesh Inspektorati Ndertimor i Bashkise se Sukthit me mjetet dhe dy fadromat si dhe me mbeshtetjen e disa efektivave te rendit publik qe kane qene ne plazhin e fshatit Hamallaj. Ka qene nje vendim i Bashkise se Sukthit per prishjen e lokaleve te ndertuara ne pjesen e reres ne kuadrin e masave per pritjen e sezonit te ri turistik. Aksioni i ndertimoreve te Sukthit eshte realizuar brenda disa oreve pasi rezistenca e pronareve te lokaleve ka qene fare e vogel. Yrjan Hasani kryetari i Bashkise se Sukthit deklaroi per Standard se prishja e ndertimeve pa leje ne pjesen e plazhit ose sic quhet ne zonen e reres ishte nje vendim i bashkise ne kuadrin e masave per sezonin e rituristik. Per prishjen e tyre eshte zbatuar ligji perkates. Fillimisht keto objekte jane skualifikuar nga procesi i legalizimit me pas jane njoftuar pronaret e tyre per te mberritur deri te nderhyrja me mjete shkaterruese. Por nga ana e tyre banoret e fshatit Hamallaj kane qendruar krejtesisht indiferente gjate aksionit te djeshem. Ata kane vazhduar aktivitetet e tyre te perditshme nderkohe qe fadromat rrafshonin lokalet buze detit. Simon Puta anetar i Shoqates se Hamallajt sqaron Kemi qene ne dijeni te ketij aksioni. Ne asnjehere nuk kemi qene kunder prishjeve ne breg te detit. Banesat e fshatit Hamallaj gjenden 500 m larg plazhit. Vendimi i vitit te kaluar per prishjen e tyre shkaktoi nje perplasje te ashper mes banoreve dhe forcave te policise qe ishin vene ne mbeshtetje te Inspektoratit Ndertimor qe ne ate kohe drejtohej nga Gjergj Bojaxhi. Behet fjale per 150 shtepi banimi te ndertuara pa leje ne Hamallaj te cilat edhe ato jane skualifikuar nga procesi i legalizimit. Qe nga ajo dite aksioni eshte konservuar per tu realizuar nje here tjeter.