Gjobe 10 mije euro farmacistit pranga autorit

Tirane- Policia ka ndaluar sot nje 32 vjecar te akuzuar per gjobevenie ndaj nje farmacisti. Sipas policise ne pranga ka rene shtetasi Ilir Memo i denuar me pare per vjedhje. I ndaluari akuzohet se me ane te nje letre kercenuese i ka kerkuar ne forme gjobe te demtuarit pronar i nje farmacie ne kryeqytet shumen e parave prej 10 mije euro- thone burimet policore.
Pas dergimit te disa mesazheve autori i ka kerkuar te demtuarit qe te kryente
hapjen e nje numri llogarie bankare ne nje nga bankat ne kryeqytet per te
aplikuar per karte viza dhe me pas te dergonte po me mesazh pinin e kartes me
synim pervetesimin e shumes se parave 10 mije euro nepermjet rrjetit te
Atm-ve.
Pas hetimeve te kryera ne ngarkim te tij ka rezultuar se ky shtetas dergonte mbi
40 mesazhe telefonike kercenuese nga numra te ndryshem celular dhe per shkak
te veshtiresise te identifikimit te perdoruesve te numrave ka veshtiresuar me
tej identifikimin e tij- thone te njejtat burime.
Gjate kontrollit fizik te bere ndaj tij jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale 5 aparate celular si dhe nje sasi kartash Sim te cilat jane perdorur nga autori per dergimin e mesazheve.