Gjobe biznesmenit 20 milione
Pronari i kompanise se tregtimit te ilaceve farmaceutike bujqesore e ka gjetur letren te vendosur ne makinen e tij e cila ishte parkuar prane baneses ne komunen Katund i Ri ne Durres ne zonen e quajtur sektori Rinia. Biznesmeni me iniciale S.I i cili kishte dale per te shkuar ne pune e ka marre letren ne duar eshte kthyer ne banese dhe pasi ka konfirmuar kercenimin qe ishte shkruar me nje rezerve ngjyre blu ka vendosur te denoncoje ne polici. Pasi kishte gjetur letren ne makinen e tij tregtari ka marre disa telefonata anonime ne celularin e djalit te tij ne daten 26 gusht 2010. Policia e Durresit menjehere sapo ka marre denoncimin e tregtarit ne date 27 gusht 2010 ka filluar
hetimet mbi ngjarjen. Dosja penale i eshte referuar prokurorise se rrethit e cila pasi ka shqyrtuar materialin ka vene re se autoret e kercenimit ndaj biznesmenit kishin informacion per vendbanimin e tregtarit per automjetin dhe per femijet e tij. Ne keto kushte prokuroria ka vendosur te autorizoje kryerjen e veprimeve stimuluese nga organet e policise se Durresit. Letra ne te cilen kerkoheshin 20 milione leke eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Pas shqyrtimit te permbajtjes se saj grupi hetimor ka konstatuar se ne leter autoret e ngjarjes i kerkonin biznesmenit qe parate ti vendoste ne nje cante te cilen duhej ta linte ne nje vend te caktuar ne qytetin e Durresit. Biznesmenit i ishte bere e qarte se nese ne oren dhe daten e permendur ne leter nuk i linte parate ne vendin e caktuar jeta e femijeve te tij do te ishte ne rrezik.
Rrengu per gjobevenesit
Bazuar ne autorizimin per veprime stimuluese te nxjerre nga prokuroria e Durresit policia ka nisur veprimet operacionale per zbulimin dhe kapjen e autoreve te gjobevenies ndaj biznesmenit. Ne diten kur i ishte kerkuar te dorezonte parate policia i ka dhene tregtarit nje cante e cila ishte mbushur me letra te bardha te prera ne madhesine e kartemonedhave 5-mije lekeshe. Me kete cante ne dore biznesmeni ka shkuar ne vendin e caktuar nga gjobevenesit dhe sipas kerkeses se tyre ka lene canten aty. Policia e Durresit kishte marre masat per te mbikeqyrur zonen ku po ndodhte ngjarja me qellim identifikimin e personave qe do te merrnin canten me para te lene nga biznesmeni. Dosja ishte referuar nderkohe ne prokurorine e Krimeve te Renda per shkak te kompetences hetimore pasi vepra penale e kryer ishte klasifikuar si shtrengim me ane te kanosjes per dhenie te pasurise. Pasi biznesmeni ka lene canten sipas pershkrimeve te autoreve ne leter ai eshte larguar ne kembe por disa minuta me pas shtetasi Kamber Oruci ka shkuar dhe ka marre canten e lene prej tij. Duke mbajtur ne duar canten e mbushur me letra te bardha ai eshte arrestuar ne flagrance nga sherbimet e policise se Durresit me akuzen e gjobevenies. Disa metra larg vendit te ngjarjes policia ka vene ne pranga edhe shtetasin tjeter Shkelzen Istrefi i cili akuzohet se ka bashkepunuar me te akuzuarin Kamber Oruci per gjoben e vene ndaj tregtarit te produkteve farmaceutike bujqesore. Sipas prokurorise njeri nga dy te arrestuarit pikerisht shtetasi Shkelzen Istrefi kishte njohje personale me biznesmenin e demtuar nga ngjarja. Madje pak dite para gjobevenies autoret kishin mesuar nga vete biznesmeni se ai ishte pronar i nje kompanie te tregtimit te ilaceve farmaceutike bujqesore. Prokuroria e Krimeve te Renda ka perfunduar hetimet per kete ngjarje dhe ka dorezuar dosjen ne gjykate ndaj dy te pandehurve.
Te akuzuarit
Kamber Oruci
Shkelzen Istrefi
Banues Komuna Katund i Ri Durres
Akuza Shtrengim me ane te kanosjes per dhenie te pasurise ne shumen e 20 milione lekeve te vjetra
Trazhgim Sokolaj