Berisha sulmon ndërtuesit: Janë të babëzitur, çmimet në periferi më shtrenjtë se në Berlin
Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e qeverisë duke sulmuar ndërtuesit. Ai tha se Shqipëria po ndërtohet në katër anët, por ka shprehur rezerva për ndërtimet e banesave. Berisha tha se ndërtuesit janë të babëzitur. Tregun e dëmton babëzia. Ka ndërtues që kërkojnë tu shesin qytetarëve të këtij vendi me çmime, në periferi po them, 50 përqind më shtrenjtë se periferia e Berlinit, qytetit më të kamur të Europës. Uroj që të përqafojnë rregullat e tregut, të kujtojnë se fitimi ka një kohë, tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se ekonomia është në rritje dhe sezoni turistik do jetë i shkëlqyer.
Pra, të dhënat janë të qarta, për një dinamizëm dhe entuziazëm real të ekonomisë shqiptare. Pritet që ky tremujor të jetë kulmor për shkak të turizmit, pasi Shqipëria do dyfishojë banorët e saj. Turizmi për fat këtë vit ka qenë më i hershëm. Promovimi i agjencive turistike botërore ka qenë më i madhi që mund ti bëhet një vendi. Transporti ka lëvizje prej 13.3 përqind dhe këtë tremujor do ketë rritje shumë më të madhe, tha Berisha.
Duke folur për ndryshimet në buxhet, Berisha tha se vendimi për shkurtimin e shpenzimeve është shumë i drejtë dhe i rëndësishëm.