E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata lë në burg Agim Llupon, pranohet kërkesa e Prokurorisë

Tiranë- Ish-gardisti Agim Llupo që akuzohet për vrasjen e protestuesit Ziver Veizi do të qëndrojë në burg.

Ky është vendimi që mori ditën e sotme Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Llupos për lirimin e tij për arsye të skadimit të afateve të paraburgimit.

Ndërkaq sot Gjyakta pranoi kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen me 3 muaj të afateve të paraburgimit për Llupon.

Gjatë seancës së sotme Llupo ka deklaruar se nga autoritetet e burgut nuk i është dhënë asnjë informacion lidhur sesa vite burg parashikon vrepa e tij penale.

Po ashtu avokati mbrojtës i Llupos, Fatos Shanaj akuzoi Prokurorinë dhe Gjykatën se kanë bashkëpunuar sa i takon vendimit të datës 8 shkurt, pasi organi i akuzës duhet të ishte konsultuar me mbrojtjen për dy kërkesat.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykata lë në burg Llupon, pranohet kërkesa e Prokurorisë Tiranë- Afatet e paraburgimit për ish-gardistin Agim Llupo shtyhen me...
  2. Llupo kërkon lirinë, Prokuroria: Të shtyhen edhe 3 muaj afatet e paraburgimit Tiranë- Agim Llupo ka kërkuar lirimin e tij pasi kanë...
  3. Gjykata rrëzon sërish kërkesën e Prokurorisë, Ndrea Prendi nuk do të shkojë në burg Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë për...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›