E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjobevenia, kapen kreret e grupit

Tirane-Policia godet nje grup te strukturuar kriminal, ta akuzuar per vjedhje me arme dhe gjobevenie. Ka qene nje aksion i mireorganizuar i strukturave te hetimit te krimit te policise se Tiranes, ne bashkepunim me autoritet italiane te zbatimit te ligjit, qe bene te mundur arrestimin e dy krereve te ketij grupi me tendence "Shtrengimin me ane te kanosjes per dhenie pasurie". Ky grup kriminal, u godit ne saje te informacioneve te poseduara per ta, si dhe fale bashkepunimit me autoritetet nderkombetare te zbatimit te ligjit italian. Xhovalin Hasani, 32 vjec i cili banonte ne Itali dhe Fatmir Quni 28 vjec me banim ne Kamze ne Tirane, jane arrestuar, duke bere te mundur ekzekutimin e vendimit te Gjykates per Krimet e Renda ne Tirane, e cila kishte caktuar ne ngarkim te tyre masen e sigurise "Arrest ne burg". Keta dy persona akuzohen per konsumim te veprave penale "Shtrengimin me ane te kanosjes per dhenie pasurie" dhe "Vjedhje me arme" vepra penale te parashikuara nga nenet 109/b dhe 140/25 Kodit Penal.
Hetimi
Nga hetimet e policise, eshte arritur te dokumentohet teresisht implikimi i tyre ne vjedhjen me arme te kryer ne 9 maj te ketij viti, ne rrugen "Sadik Petrela" ne Tirane. Nen kercenimin e armes, Hasani dhe Quni, i kane marre nje personi nje shume te konsiderueshme eurosh. Por pas disa ditesh, dyshohet se, drejtuesi i ketij grupi kriminal, 32-vjecari Xhovalin Hasani, ka marre ne telefon personin ne vodhen dhe e ka kercenuar me jete nese nuk i jepte shumen e kerkuar te eurove. Ne bashkepunim me 28-vjecarin Fatmir Quni, me ane te kanosjes per jeten, i kane marre atij personi shumen e parave prej 70 mije eurosh, te cilen e kane realizuar me ane te kercenimit dhe vjedhjes me arme. Aktualisht nga strukturat e hetimit krimit dhe me konkretisht specialistet e seksionit Kunder Vjedhjeve me Arme ne bashkepunim me Prokurorine e krimeve te Renda po punojne intensivisht per identifikimin e te tjere personave te perfshire ne gjobevenie me ane te kanosjes per dhenie pasurie.

Te arrestuar
Xhovalin Hasani, 32 vjec
Fatmir Quni, 28 vjec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›