E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Sivjet, "boom" turistik Rozeta Rapushi

Ndeshkime te rrepta per te gjithe ata persona, biznese, qe kane shkaktuar deme, duke derdhur ujerat e zeza ne det. Kryeministri Sali Berisha, premtoi dje gjate mbledhjes se qeverise, se te gjithe keta qe kane shkelur ligjin dhe demtuar ambientin do te marrin ndeshkimin ne baze te ligjit. "Ata, te cilet kane shkelur rregullat ne kundershtim me cdo standard dhe moral, do te ndeshkohen ne menyren me te vendosur. E ngrene biznesin mbi ujerat e zeza, ua japin te tjereve, vijne nga ana e anes dhe nuk respektojne rregullin mbi te cilin kane ndertuar. Kjo situate ekziston tek Shkembi i Kavajes dhe ne Golem, jo ne territorin e Durresit, pasi ne Durres ka kolektor te madh e te fuqishem", tha kreu i qeverise, duke kerkuar nga Ministrii i Mjedisit, Fatmir Mediu, qe te marre masa te menjehershme. Sipas tij, keto problematika do te shihen me detaje dhe do te korrigjohen me vendosmeri. Nderkohe qe nga ana tjeter, kreu i qeverise, nuk mundi si te mos permendte rritjen e te ardhurave nga turizmi, qe sipas tij i tejkalojne edhe ato te eksporteve. "Vetem ne 9 ditet e para te gushtit, tunelin e rruges Durres-Morine e kaluan rreth 15 mije qytetare me shume se gjate gjithe gushtit te vitit te kaluar. Pra, ka pasur nje vershim te papare. Turizmi eshte shnderruar sot, ne dege kryesore te ekonomise se vendit. Ne rast se ne 7 muaj pati rreth 1 miliard dollare eksporte, te ardhurat nga turizmi jane ndjeshem me te medha dhe ato kane nje shperndarje te shkelqyer jo vetem tek ata qe presin pushues, por edhe tek nje zinxhir i tere prodhuesish", tha Berisha. Sipas tij, kjo ben qe Shqiperia te kete dy periudha kulmore shitjesh, fundvitin dhe gushtin, ku shenohet nje rritje e jashtezakonshme e fuqise blerese te vendit. Kreu i qeverise theksoi se ne teresi, nga vete pushuesit dhe turistet ka pasur nje vleresim shume pozitiv, i ardhur nga nje seri faktoresh pozitive, por nder me themeloret eshte infrastruktura. "Investimet ne infrastrukture jane bere percaktuese ne kete zhvillim te madh e te shpejte te turizmit. Vetem ne qarkun e Vlores jane ndertuar apo jane ne ndertim mbi 250 kilometra rruge kombetare, rurale, dytesore te ndryshme. Nuk them se te gjitha jane ne funksion te turizmit, por 90 per qind e tyre u perkasin teresisht zonave turistike te ketij qarku. Ne total ky qark ka marre 670 milion euro investime", shtoi kryeministri. Sipas tij, infrastruktura ne zonat turistike ka sjelle zhvillime shume pozitive, pasi ne shume komuna ku nuk mund te shkohej per shkak te gropave te medha, tashme mund te shkohet fare lehte. "Ne duhet t'i ndihmojme komunat. Padyshim edhe bashkite, por bashkite i kane me te medha kapacitetet, nderkohe qe p.sh. ne gjirin e Drinit deri ne Shengjin jane komuna. Ndaj ne duhet te parashikojme nje ndihme te posacme, pasi komunat i kane mjetet me te kufizuara", premtoi kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›