Gjobitet CEZ

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëri me dije se vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ka ardhur pas futjes së mjeteve matëse (sahatët) të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës.
Burime nga DPM deklarojnë se edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues të CEZ-it, nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit. Pas ankesave të shumta të konsumatorëve në METE dhe pas verifikimeve të DPM për aparatet matëse, drejtuesit e METE dhe DPM vendosën ditën e sotme penalizimin e kompanisë CEZ.
METE bën të ditur se nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për rregullimin e situatës dhe zbatimin e ligjit, penalizimet nga METE do të vijojnë edhe më të forta. /Start/
2011-10-26 16:54