METE gjobit CEZ Shperndarje me 30 milione leke
METE gjobit CEZ me 30 milionë lekë të reja për shkak të parregullsive në vendosjen e matësve elektrikë
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka gjobitur me 30 milionë lekë të reja operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, CEZ Shpërndarje. Vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë ka ardhur pas futjes së mjeteve matëse (sahatët) të paverifikuar përpara përdorimit dhe moszbatimit të ligjit për bashkëvulosjen e morseterisë së aparatit matës.
Burime nga DPM bëjnë me dije se edhe pas takimeve të shumta me përfaqësues të CEZ-it, nuk është marrë asnjë masë nga këta të fundit. Pas ankesave të shumta të konsumatorëve në Ministrinë e Ekonomisë dhe pas verifikimeve të DPM për aparatet matëse, këto të fundit vendosën ditën penalizimin e kompanisë CEZ.
Paralajmërimi i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës është i qartë: Nëse CEZ nuk merr masa të shpejta dhe të menjëhershme për rregullimin e situatës dhe zbatimin e ligjit, penalizimet nga METE do të vijojnë edhe më të forta.