E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëheqësit evropianë arrijnë marrëveshje për financat

Diplomatët e Bashkimit Evropian thonë se bankat private që i kanë dhënë hua Greqisë kanë arritur në marrëveshje për të pranuar 50 përqind humbje.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristinë Lagard u takuan me përfaqësuesit e bankave mbrëmë vonë në Bruksel për të diskutuar këtë çështje. Bankat private pranuan më parë t`i falin Greqisë 20 përqind të borxhit, por më në fund arritën të pranojnë një humbje më të madhe.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përpoqën t`i bindnin bankat të pranonin 60 përqind të humbjes.

Dje udhëheqësit e eurozonës ranë dakord që bankat evropiane duhet të siguronin rreth 150 miliardë dollarë për rikapitalizim.

Ato kanë gjithashtu në plan të ngrenë fondin e shpëtimit ekonomik në 1.4 trilionë dollarë, por hollësitë e këtij plani do të finalizohen muajin e ardhshëm.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›