E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet mbi 100 kg drogë në Rinas, 6 në pranga

Policia e Tiranës bëri me dije se për lëndën narkotike janë arrestuar gjashtë persona.

Aksioni ka nisur pas mesnate ku janë sekuestruar edhe tre makina, të cilat vinin nga Kruja për në kryeqytet. Policia bëri me dije se janë arrestuar shtetasit Altin, Arjan, Gëzim Saka, Oliger Musta,Muharrem Zalla dhe  Klodian Lami.

Këta shtetas po transportonin lëndën narkotike të llojit marijuanë në momentin e arrestimit. Ndërkohë, edhe dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia si të përfshirë në këtë ngjarje. /Start/

                                                                                             2011-10-27 09:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›