Gjobitet drejtoria e QSUT, ISHP: Nuk ka vendosur tabela kundër duhanit
Insituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim në bashkëpunim me inspektoriatin sanitar shtetëror kanë gjobitur me 50 mijë lekë drejtorin e qëndrës spitalore universitare për mos vendosjen e tabelave kundër duhanit në një nga ambientet e urgjences së kësaj qendre spitalore. Kjo ka ndodhur në kuadër të rikthimit të një fushate në zbatim të ligjit anti duhan. Sipas Alban Yllit drejtorit të ISHP-së dhe Gazmend Bejtjes kryeinspektorit të inspektoriatit sanitar shtetëror do të gjobiten të gjithë ato subjekte dhe persona që nuk zbatojnë ligjin anti duhan.
Vetëm në fundjave Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka nxjerrë një udhëzim ku duhet të rikthehet kontrolli dhe ndalimi i konsuminit të duhanit në ambientet publike, duke nisur më parë nga institucionet shtetërore. Ligji antiduahan ka hyrë në fuqi dy vjet më parë por ende nuk janë parë frytet e tij.