Fier, arrestohet drejtoresha e tatimeve

Drejtoresha e tatim-taksave të Fierit është arrestuar ditën e martë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim. Sipas informacioneve drejtoresha e tatim-taksave Nevila Bami është arrestuar nga specialistët e seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar pasi ishte dënuar nga Gjykata në tetor të këtij viti me masën e sigurisë "arrest shtëpie", për veprën penale të "vjedhjes nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim". Mësohet se Nevila Bami kishte vetëm 10 ditë që ishte emëruar në këtë detyrë.