E Diel, 1 Nëntor 2026

OBSH: Nis vala e dytë e gripit të derrit



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar mjekët të parashikojnë mundësinë e një vale të dytë të pacientëve të prekur nga virusi A/H1N1. Agjencia e OKB-së për shëndetësinë tha dje se virusi mund të shkaktojë pneumoninë virale me pasoja për jetën që mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë e shëndetshëm. Zyrtarët e shëndetësisë u bënë thirrje mjekëve të trajtojnë rastet e dyshuara shumë shpejt me ilaçe antivirale. Paralajmërimi vjen pasi është njoftuar se shpërndarja e vaksinës për virusin do të vonohet.

Trajtimi

Me ndryshimet e fundit klimaterike, tipike të sezonit në të cilin ndodhemi, bluzat e bardha anembanë botës njoftojnë për mundësinë e rikthimit të virusit pandemik në të gjithë botën akoma më fuqishëm. Sipas tyre, deri më tani rastet e prekura në botë nga virusi A/H1N1 paraqesin shenja klinike të rënda, ndaj dhe trajtimi i këtyre pacientëve është i vështirë dhe kërkues. “Për ta, - sugjeron OBSH, - duhet bërë shtrimi me forcë në dhomat e emergjencës dhe njësive të kujdesit intensiv, në mënyrë që mjekët të mos përjetojnë barrën e rëndë të kujdesit të pacientit gjatë gjithë gripit pandemik”.

Ndër pasojat që ka lënë ky virus tek të prekurit, është pneumonia primare virale dhe një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjes. Infeksione sekondare bakteriale janë gjetur në rreth 30% të rasteve fatale. Dështimi i frymëmarrjes dhe shoku i pabindur janë shkaqet më të shpeshta të vdekjes. Prezantimet gjatë takimit eksploruan patologji të sëmundjeve të rënda në hollësi, rezultatet e të cilave u mbështetën nga puna eksperimentale në kafshë. Këto gjetje konfirmojnë aftësinë e virusit H1N1 për të shkaktuar pneumoni të rënda.

Ndërkohë që njerëzit me kushte të caktuara mjekësore, përfshirë shtatzënitë, janë një rrezik në rritje, rastet shumë të rënda ndodhin tek njerëzit e shëndetshëm dhe të rinj. Në këta pacientë, faktorët predispozues që rrisin rrezikun e sëmundjeve të rënda nuk janë kuptuar deri tani, edhe pse hulumtimi është në proces. Në raste të rënda, pacientët në përgjithësi fillojnë të dëmtohen rreth 3-5 ditë pas fillimit të simptomave.

Vaksinimi

Në vendin tonë vaksinimi për virusin A/H1N1 do të organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik. Ai do të realizohet në çdo qendër shëndetësore, ku çdo njeri do të vaksinohet në qendrat shëndetësore që do të furnizohen nga Instituti i Shëndetit Publik. Mësohet se vaksinimi do të bëhet sipas standardeve, siç do të bëhet në botë dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së.

Në vendin tonë do të mbërrijnë 1 milion vaksina kundër virusit që e shkakton atë, A/H1N1. Specialistët parashikojnë që me një sasi të tillë të vaksinave që do të mbërrijnë në vend, të vaksinohet më se 1/3 e popullatës vendase.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›