Gjobitet kandidati per Gjykaten Kushtetuese

Me urdher te Kuvendit tatimoret kane ushtruar kontroll mbi kandidatin Ardian Leka duke e gjobitur me 567 mije leke
Ardian Leka eshte gjobitur per vitin 2005 ne nje kohe kur ligji ka hyre ne fuqi ne 2008
TIRAN - Te zgjidhesh nga Presidenti i Republikes si anetar i Gjykates Kushtetuese dhe te kundershtosh deputetet e mazhorances ne komisionin e ligjeve mund te jete nje gje shume e rrezikshme per nje jurist shqiptar. Kete e ka provuar mbi kurriz avokati Ardian Leka i dekretuar nga Topi si anetar i Kushtetueses por i rrezuar nga mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve.
Vete Leka e kishte parashikuar kete gje duke iu thene anetareve te Komisionit te Ligjeve se ishte ne dijeni te faktit qe kandidatura e tij do te rrezohej por ai nuk kishte menduar se kjo deklarate do ti kushtonte edhe me shume. Pervec rrezimit me urdher te Kuvendit atij i eshte derguar edhe nje kontroll special tatimor qe ne fund e ka gjobitur me 567.422 leke te reja.
Kontrolli ndaj Lekes ka nisur qe nga viti 2005 ne nje kohe kur ligji ka hyre ne fuqi ne 2008-en pra tre vjet me pas. Sipas raportit te Kuvendit Leka eshte kontrolluar per xhiron e realizuar ne periudhen shtator 2005 - shtator 2010. Ne fund te kontrollit tatimoret kane vendosur se subjekti ne disa raste nuk justifikon diferencat e parave permes dokumentacionit tatimor.
Ne total tatimoret kane gjetur Leken pergjegjes per 11 shkelje te ndryshme dhe e kane gjobitur me 567.422 leke te reja. Gjobat jane vendosur per mosbajtje te librit te xhiros dhe dokumenteve nga viti 2005 e deri ne vitin 2009 mospagim te tatimit mbi fitimin ne vitin 2008 dhe mospajisje me kase fiskale.
Leka eshte cilesuar si fajtor per mosbajtje te librit te xhiros dhe dokumenteve ne vitet 2005-2006-2007-2008 ne nje kohe kur ligji per kete eshte bere pikerisht ne vitin 2008. Juristi nuk ka qene i detyruar qe te mbaje keto dokumente por kjo nuk i ka penguar tatimoret qe ta gjobisin.
Ne raportin qe tatimoret kane dorezuar ne Kuvend shpjegohen ne menyre te detajuar te gjitha veprimet e kryera nga studio e Ardian Lekes ne zyrat tatimore. Vete juristi pretendon se duke qene tatimpagues i takses vendore mbi biznesin e vogel qe nga viti 2007 e ka deklaruar xhiron ne bashkine e Tiranes. Por tatimoret pretendojne se nuk i eshte vene ne dispozicion asnje dokument i tille.
Vete tatimoret ne raportin e tyre arsyetojne gjobat e vena per vitet 2005-2008 duke i bazuar ne ligjin Per Procedurat Tatimore ne R.SH date 19.05.2008. ne kete kohe subjekti Ardian Leka nuk ka qene i detyruar ligjerisht te mbaje dokumentacionin perkates dhe per kete arsye nuk mund te ndeshkohet per kete gje.
Nje pike tjeter ku eshte ushtruar kontrolli eshte edhe pagesa e kontributeve te detyrueshme shoqerore dhe shendetesore. Ne kete pike tatimoret kane shkruar se Ardian Leka eshte punonjesi i vetem i studios se tij dhe se ai ka paguar ne menyre te rregullt dhe korrekte detyrimet. Duke analizuar nje nga nje 61 muaj tatimoret nuk kane gjetur asnje shkelje.
Ardian Leka eshte nje nga kandidatet e dekretuar nga president Bamir Topi per anetar te Gjykates Kushtetuese por qe nuk ka marre pelqimin e mazhorances ne Komisionin e Ligjeve
Pak kohe pas dekretimit me urdher te Kuvendit ne zyren e tij kane shkuar per kontroll inspektoret tatimore te cilet kane verifikuar periudhen nga shtatori 2005 deri ne shator 2010-11-01
Ne total tatimoret kane gjetur juristin Ardian Leka pergjegjes per 11 shkelje te ndryshme dhe e kane gjobitur me 567.422 leke. Gjobat jane per mosbajtje te librit te xhiros dhe dokumenteve
Juristi pretendon se duke qene tatimpagues i takses vendore mbi biznesin e vogel qe nga viti 2007 e ka deklaruar xhiron ne bashki. Tatimoret pretendojne se nuk i eshte vene ne dispozicion asnje dokument
ARDIAN LEKA
Kontrolli ishte tendencioz do ta ndjek ne gjykate
I kontaktuar nga Shekulli kandidati per Gjykaten Kushtetuese Ardian Leka e ka cilesuar kontrollin e tatimoreve si nje akt tendencioz dhe i qellimshem.
Zoti Leka ju jeni gjobitur nga tatimoret per aktivitetin tuaj si jurist. Si eshte ceshtja
shte e vertete qe une jam gjobitur por per nje gje qe nuk ka ndodhur. Ligji per tatimet ka hyre ne fuqi ne vitin 2008 ndersa une denohem per vitin 2005 pra tre vjet para se te hynte ne fuqi ligji. Ne ate kohe ne kemi punuar me ligjin e vjeter i cili ishte ne fuqi. Ne 2008-en u be ligji i ri por ai nuk ka fuqi prapavepruese. Nuk mund te ndeshkohem per vitin 2005 duke perdorur nje ligj te vitit 2008.
Ju jeni ndeshkuar edhe per mungesen e kases fiskale...
Me kane ndeshkuar per mungesen e kases fiskale ne nje kohe kur asnje avokat apo zyre avokatie nuk ka kase fiskale. Ne nuk e kemi vendosur por tatimoret jane kapur vetem me mua.
Si e vleresoni kete kontroll
I gjithe kontrolli i ushtruar nga tatimoret eshte tendencioz. Ai ka ndodhur menjehere sapo emri im u dekretua per anetar te Gjykates Kushtetuese. Vete kontrolli tregon se une i kam paguar taksat ne bashki sic e kerkonte ligji. Madje une kam paguar edhe me shume se sa me takonte dhe tani duhet te rimbursohem.
fare do te beni tani
Une e cilesoj vendimin per gjobitjen time si te padrejte dhe per kete arsye do ta ankimoj vendimin e gjobes ne gjykate. Do ta ndjek kete ceshtje ne rruge ligjore dhe do te kerkoj shfuqizimin e gjobes.