Gjonaj: Akti për kancelarët mbështetet në ligj
Ministria e Arsimit ka reaguar dje ndaj deklaratës së rektorëve të universiteteve për aktin normativ të zgjedhjes së kancelarëve. Zv/ministrja Adriana Gjonaj, tha se "disa shprehje të skajshme ndaj MASH apo KALSH që kemi dëgjuar janë krejt të papërshtatshme për çdo zyrtar arsimi". Më tej, numri dy i këtij dikasteri ka sqaruar arsyet pse është hartuar ky akt normativ. "Në nenin 22/3 të ligjit të arsimit të lartë kërkohet një akt i veçantë nënligjor për procedurat e përzgjedhjes dhe emërimit të kancelarit të universiteteve", u shpreh Gjonaj për mediat.
Duke u kthyer përgjigje akuzave të rektorëve se kancelarëve u janë dhënë shumë kompetenca me anë të aktit që ka hartuar ministria, zv/ministrja u shpreh se "universitetet janë institucione publike që gëzojnë liri dhe autonomi në veprimtaritë e tyre, por që financohen nga buxheti i shtetit dhe nuk janë të pavarura nga shteti". Ndërsa shtoi se "shteti ka përgjegjësinë publike për mbarëvajtjen e këtyre institucioneve, mirëqeverisjen e tyre dhe transparencën ndaj publikut". Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit e sheh të udhës që pozicioni i kancelarit të jetë i rëndësishëm, pasi kancelari është përgjegjës për drejtimin e përditshëm administrativ dhe financiar të institucionit, zbatimin e buxhetit, mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarive financiare dhe zbatimin e ligjshmërisë.
"Kandidatura e kancelarit përzgjidhet nga Këshilli i Administrimit i universitetit, por miratohet, si edhe me parë, nga ministri", u shpreh më tej Gjonaj. Kjo deklaratë tregon qartë se Ministria e Arsimit nuk do të marrë parasysh asnjë nga kërkesat e rektorëve për të riparë aktin normativ. Në deklaratë thuhet qartë se "projektvendimi për kancelarët e universiteteve i shqyrtuar dhe në Këshillin e Arsimit të Lartë dhe Shkencës (KALSH) do të miratohet në qeveri".
Por rektorët nuk kanë kundërshtuar vetëm aktin normativ për përzgjedhjen e kancelarëve, ata kërkojnë që MASH-i të ndryshojë edhe aktet për doktoraturat, masterat, ngarkesën mësimore etj. Përgjigjja e zv/ministres për këto akte është: "Në zbatim të ligjit, qeveria dhe ministria kanë përgatitur një sërë aktesh nënligjore që kanë synuar reformimin e gjithë sistemit të arsimit të lartë. Ato janë në përputhje me Marrëveshjen e Bolonjës".
Një ditë më parë, rektorët e gjithë universiteteve publike deklaruan publikisht se Ministria e Arsimit u ka dërguar akte nënligjore për zbatim, pa u konsultuar fare me to. Një prej tyre është edhe ai për mënyrën e përzgjedhjes dhe emërimit të kancelarëve. Sipas tyre, Ministria e Arsimit kërkon të vendosë në pozicionin e kancelarëve të universiteteve njerëz që i emëron ministri dhe që kanë më shumë kompetenca se vetë rektori. Kjo sipas krerëve universitarë është e papranueshme dhe shprehen se do të vazhdojnë të lobojnë për mosmiratimin e projektvendimit në qeveri.