Gjonaj privateve: Mos na merrni pedagoget tane
Universitetet private duhet te kualifikojne stafet e tyre dhe nuk duhet t'i marrin ata nga universitetet publike. Keshtu ka deklaruar zv/ministrja e Arsimit, Adriana Gjonaj, gjate nje iniciative shkencore te ndermarre nga ambasada italiane ne Shqiperi. Ne aktivitetin me teme "Sistemi universitar shqiptar, mes atij publik dhe privat", numri nje i Universitetit te Tiranes, rektori Dhori Kule, i ka cilesuar si te deshtuara perpjekjet per cdo pengese ne kurriz te masivizimit te shkolles se larte, gje qe, sipas tij, ka sjelle edhe lindjen e universiteteve private. Ndersa ambasadori italian ne Shqiperi, Saba D'Elia, gjate fjales se tij tha se, me ane te ketyre diskutimeve dhe programeve lidhur me sistemin universitar ne Shqiperi, synohet ne gjetjen e nje strategjie te mundshme per nje integrim dhe bashkepunim me te mire te te dy sistemeve. "Gjithashtu, kjo eshte e rendesishme edhe per te rritur cilesine e pergjithshme te formimit universitar dhe per ta drejtuar ate drejt standardeve nderkombetare", tha ambasadori italian. Ndersa sot, pritet qe eksperte italiane dhe shqiptare te diskutojne mbi reformen e sistemit te arsimit shqiptar e mbi mbeshtetjen qe Italia mund t'i ofroje ketij procesi. Tema e aktivitetit do te jete "Mbeshtetja e sistemit te formimit italian dhe reforma e sistemit te edukimit shqiptar".