Legalizimet, tapite te bllokuara
Rozeta Rapushi
Asnje person, qe ka ngritur ndertime te paligjshme, nuk ka mundur te marre tapine per te dhe nenkryetari i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehu, premton se situata do te ndryshoje ne muajt ne vijim. Pas shume debatesh te gjata, Komisioni per Veprimtarine Prodhuese arriti te miratoje dje ndryshimet ne ligjin per "Legalizimin e Zonave Informale", ndonese opozita votoi kunder. Vendimi u mor pas dy ore debatesh te gjata mes anetareve dhe perfaqesuesve te ALUIZNI-t. Numri dy i ALUIZNI-t, Ferdinand Shehu, tha se deri me sot tapi nuk jane marre, pasi Keshillat e Rregullimit te Rerritorit nuk japin miratimin per legalizimin e zonave informale. Jane ato qe, sipas tij, po e vonojne gjithnje e me shume procesin. "Ndaj kerkojme ndryshime ne ligj qe te mund te nderhyjme e te miratohen pa pasur nevojen e KRRT-ve, se ato po vonojne", tha Shehu. Por deputetet e opozites u ankuan se nje procedure e tille i jep shume pushtet ALUIZNI-t. Pushtet qe i takon qeverisjes vendore. Si per te bere pakt me mazhorancen, deputetet e majte, te drejtuar nga Ylli Bufi, propozuan dhe nje formule tjeter kompromisi. Sipas tyre, t'i lihet afat njemujor KRRT-ve per marrjen e nje vendimi per aprovimin e legalizimit te zonave informale. Nese kete vendim nuk e marrin brenda ketij afati, atehere ai le te quhet i miratuar. Por as kjo formule nuk vlejti per shumicen e komisionit, e cila e hodhi poshte me vote. Shehu pohoi se me propozimet qe behen ne ndryshimin e ligjit do te ece me shume procesi i legalizimit te zonave informale e do te nise dhenia e tapive per banoret. "Procesi nuk eshte i bllokuar, por vonesa ka", pranoi Shehu. Me keto ndryshime ne ligj, sipas tij, puna do te ece me shpejt, ndaj eshte i domosdoshem kalimi i projektit. Nenkryetari beri pergjegjes dhe pushtetin vendor se nuk ka ecur sa duhet. Nderhyrja ne ligjin e legalizimeve, sipas tij, eshte e nevojshme, pasi, sipas afateve te percaktuara ne ligj, i tere procesi i legalizimit duhet te perfundoje brenda muajit qershor te vitit te ardhshem. Cka do te thote se brenda pak me shume se nje viti, te gjithe ata qe kane ngritur nje ndertim pa leje duhet te kene ne dore tapite. E vetem pas ketij procesi, do te mund te kompensohen edhe pronaret. Me gjithe arsyetimet ne mbledhjen e djeshme, deputetet e opozites premtuan se do te votojne kunder ne seance plenare. Sipas tyre, ALUIZNI merr kompetenca te frikshme dhe ka vend per abuzime. Ndryshimet e qeverise ne ligjin per legalizimin e zonave informale percaktojne qe e gjithe siperfaqja e zene nga ndertimet pa leje do te kompensohet si siperfaqe toke truall per pronaret e ligjshem. E ka vendosur afate konkrete per te realizuar nje gje te tille. 80 per qind e fondit te parave qe po mblidhet nga pagesat qe kryejne personat qe legalizojne ndertimet e paligjshme, do te sherbeje per kompensimin e pronareve. Nisma ligjore shmang proceduren qe legalizimi te behet nepermjet veprimit me formalizimin e territoreve masive, sic jane zonat, vendbanimet apo bllok-banimet te ndertuara pa leje. Vonesa ne proceduren e legalizimit ka sjelle dhe percaktimi i territoreve informale, ne ato zona ku ka perparesi zhvillimi i turizmit. Kunder projektit qe pritet te votohet ne seancen e neserme plenare, jane shprehur edhe vete pronaret e mbledhur ne shoqaten "Pronesi me Drejtesi". Ata kane depozituar njekohesisht ne Gjykate Kushtetuese dhe ankesen per shpalljen si antikushtetues te ligjit. Nderkohe qe e quajne joligjore dhe kompensimin e tyre pas legalizimit te te paligjshmeve.
107 zona informale jane miratuar deri me sot nga Keshillat e Rregullimit te Territorit ne te gjithe vendin. Miratimi eshte bere pas studimeve ne terren dhe verifikimeve. Vetem pas mbylljes plotesisht te procesit, do te behet e mundur qe te nise dhenia e tapive qe sipas ligjit duhet te perfundoje brenda qershorit 2009.
32 zona te tjera informale pritet te marrin miratimin nga Keshillat e Rregullimit te Territoreve. Sipas drejtuesve te ALUIZNI-t, vetem pas mbylljes se fazes se njohjes se zonave informale mund te nisin me radhe fazat e tjera, qe eshte legalizimi i cdo ndertimi pa leje.
2005 u ngrit Agjencia e Legalizimin e Urbanizimit te Zonave Informale, ALUIZNI. Agjencia u ngrit ne kohen kur ne pushtet ishte ende qeveria socialiste dhe ishte ne varesi te Ministrise se Transporteve. Me nderrimin e pushteteve ne korrik 2005, me vone kjo agjenci u be ne varesi te qeverise.