Mjerim demokratik
Pas peshtjellimit paqartesise rutine dhe agonizmit artificial qe politika mbjell ne Shqiperi me fushatat elektorale nje gje eshte e qarte. Pertej fituesit formal i humburi real pas butaforizmit elektoral rrezikon te jete perseri mbare shoqeria shqiptare ne rrugen e integrimit ne klubin perendimor.
Ndonse me ambalazhin e NATO zgjedhjet e 8 majit na diskretituan serisht si delja e zeze e demokracise perendimore teksa deshtuam te permbushnim standarte normale te korrektesise zgjedhore.
Perpos emancipimit zhgenjyes te syresh votuesve pa integritet intimidimin e procesit manovrimet e pushtetit e kontrollin mbi institucionet median klienteliste deri ne propagandizem bajat apo kuadrin zgjedhor manipulativ kemi kryer harakirine demokratike te rradhes duke provokuar ne ekstrem ndjeshmerite perendimore ne tolerimin pafund te absurdit shqiptar teksa ishin partneret tane te huaj dhe vecanerisht miqte anglo-saksone ata qe perseri na zgjaten doren teksa shkisnim me tej ne rrepiren ku rropatemi prej vitesh te destabilitetit politik.
Pertej qetesise relative te dites se votimit periudha para dhe pas saj jane teresisht zhgenjyese dhe kompromentuese ku pergjegjesia kryesore bie se pari mbi pushtetin qendror qe deshtoi ne pritshmerite rreth precedentit e perqasjes se duhur zgjedhore.
Serisht politika futi duart ne procesin zgjedhor duke e bere imediate ristrukturimin thelbesor te ligjit zgjedhor per nje perqasje qe promovon transparencen fairplay konkurrencen ndersa dekurajon plotesisht manipulimin e abuzimin politik e shteteror.
Gangrena e mungeses se vullnetit politik per te normalizuar jeten e vendit permes normalizimit te procesit zgjedhor dhe konsolidimit te shtetit ligjor flet shume per predispozicionin demokratik te aktoreve pergjegjes dhe prioritetin e interesave te tyre.
Kerkush nuk deshiron te besoje se politika shqiptare eshte aq e brishte sa te mbahet peng e interesave te fqinjeve tane ne kurriz te fatit e progresit demokratik. Ndaj nese jo naivitet apo injorance politike mbetet aktuale dilema nese statukoja e tranzicionit perkon me vete interesin e nje pjese te klases politike ne funksion te mbulimit te praktikave abuzuese shoqeruar me imunitetet perkatese politike.
Riciklim politik dhe stafeta e vijimesise
Fushata e kandidatit te mazhorances per bashkine e Tiranes pertej realizmit te ambicieve per fitore ne funksion te te cilit u vu ne dispozicion nje makineri e tere shteterore deshmoi edhe nje perpjekje te ethshme per te krijuar nje imazh per te ardhmen e karrieres se tij politike. I ardhur pas perfoljeve te shumta nga media e opozita rreth pranise formale ne kohen e gabuar e vendin e gabuar - arbitrarizmi rreth Zogut te Zi mostransparenca e financimit te rruges se Kombit akti i firmosjes se marreveshjes rreth ujrave e humbja e jeteve te pafajshme me 21 janar i vene ne gare me liderin e opozites dhe nen prozhektoret e medias ai faktorizohet ne maksimum si per inerci te perballjes me te ashtu dhe te vemendjes non-stop te medias dhe dominimit te titujve te saj.
Pas fushate elektorale high-tech e provokimit te nje procesi te sterzgjatur numerimi me zigzage ankthsjellese parakalime dramatike ne renditje mbajtje pezull te frymes se vendit me pritshmerine e votes se fundit efekteve e manovrimeve mediatike per ta prezantuar si beteje titanesh mes Davidit e Goliath deri me paralelizma mes Bushit e Gore sot pavaresisht nga rezultati kandidati i mazhorances per bashkine e Tiranes jo vetem qe eshte me shume se kurre i imunizuar e me i korracuar politikisht ndaj efektit te perfoljeve te mesiperme por dhe eshte shnderruar realisht ne yllin ne ngjitje figure qendrore ne partine ne pushtet dhe reference spikatese per stafeten e lidershipit ne te ardhmen.
Pas dy dekadave tranziciono-kraci dhe ndryshimit ne vijimesi te protagonisteve te ngerceve demokratike ne kushtet kur ende lidershipi mazhoritar mbetet ne kete ekuacionnje faktor i pandryshueshem apo variabel konstant pas nje dominimi epik te skenes politike dhe forces politike qe ai drejton ndoshta syte jane drejtuar drejt se ardhmes dhe pasuesit qe garanton vijimesine.
Lancimi jo rastesor nga lideri i mazhorances i kandidatit per bashkine e Tiranes mund te intepretohet jo vetem si vaksinim i fatit politik prej te papriturave legale te nje figure beniamin per te por dhe si As nen menge ndaj rrymave e sfidave brenda partise ne lidhje me perspektiven e lidershipit te saj. Pertej fatit te votes se 8 majit me fushaten per te ai i ofroi elektoratit te tij nje idhull te ri qe gezon mbeshtetjen totale te tij.
Nese realist ky skenar ai garanton qetesine dhe vijimesine e frymes se ngjizur ne parti per dy dekadat e fundit perqasje kjo krejt e ndryshme me dinamiken e opozites qe sebashku me rrokaden e liderit afirmoi dhe nje qasje te re.
Sfida e zgjedhjeve te reja
Sepse keto zgjedhje nuk ishin normale por edhe sepse opozita dominoi mazhoranca duhet te marre persiper pergjegjesite perkatese ne riformatim te qeverise e deri zgjedhje te parakoheshme. Zgjedhjet u zhvilluan ne nje atmosfere totale mosbesimi per permiresimin e te ciles qeveria nuk kontribuoi si duhet.
Prania e ambasadoreve te huaj nuk mund te arnoje te grisurat e ligjit zgjedhor dhe zbatimit te tij apo te shnderrohet ne nje rutine zgjedhore per zgjedhjet e rradhes ndaj sfida e politikes ne pergjithesi e mazhorances ne vecanti mbetet rikthimi i besimit tek vota dhe pergjegjshmeria e klases politike qe nese nuk shoqerohen me akte solemne si psh. hapje rruge zgjedhjeve te parakoheshme mbeten slogane qe zgjasin pafund iluzionin demokratik.
Edhe nese opozita fiton te gjitha dimensionet e votes se 8 majit kjo nuk perkthehet domosdoshmerisht ne zgjedhje te parakoheshme per te cilat Kushtetuta flet qarte. Mbetet ne doren e mazhorances per te deshmuar pergjegjshmeri politike dhe hedhur hapin e pare pas leximit te rezultatit te votes se 8 majit.
Duke i paraprire me bashkepunimin politik per reformat e duhura elektorale dhe institucionale lancimi i zgjedhjeve te parakoheshme nen nje administrim te nje qeverie mirebesimi ne funksion te mirebesimit reciprok dhe besimit te elektoratit tek vota e lire do te ishte sherbimi me i mire per te ardhmen e vendit dhe aseti me i madh politik per ambiciet e ardhshme elektorale te nje partie politike.
Pas Gerdecit marreveshjes se ujrave apo 21 janarit pritshmerite ndaj ndjeshmerise demokratike te mazhorances ishin teper te larta ne funksion te precedenteve te duhur per standartet e sjelljes se politikes. Kjo nuk ndodhi dhe sfida e rradhes tashme per mazhorancen eshte doreza e 8 majit.