Gjoncaj: Nuk do te jap doreheqjen, jam pranuar ne bashki, sipas ligjit ne fuqi
Kryetari i Komisionit Zgjedhor Socialist, Genc Gjoncaj, ne nje prononcim te dhene dje per gazeten "Koha Jone", ka hedhur poshte akuzat e bera ndaj tij dhe kerkesen per doreheqje nga detyra. Duke sqaruar pozicionin, Gjoncaj sqaron se puna e tij ne Bashkine e Tiranes, eshte marre sipas ligjeve ne fuqi dhe ne baze te Kushtetutes, si cdo shtetas i ketij vendi. Per me teper, ai ben te ditur se punen e ka prej fillimit te vitit 2007. "Kjo eshte nje lidhje hipotetike", thote kryetari i Komisionit Zgjedhor Socialist, duke iu referuar akuzave te bera ndaj tij. Gjoncaj, u ka derguar sekretareve socialist ne rrethe nje shkrese, nepermjet te ciles kerkohen te dhena per listen e anetaresise, qe do te marre pjese ne zgjedhjen e kryetarit te partise sipas parimit "nje anetar nje vote". Per sa i perket kesaj procedure, zyrtari socialist shpjegon se gjithcka eshte sipas rregullave. Ai thote se ende nuk ka nje date per zgjedhjet ne Partine Socialiste, por keto jane hapa paraprake te cilat ndermerren ne raste te tilla. Ne te njejten shkrese zyrtare qe mban firmen e Gjoncajt, behet kerkese per marrjen e informacionit mbi emrat e komisionareve qe do te marrin pjese ne procesin e votimit. Ai do te kete kompetencen per administrimin e te gjithe procesit zgjedhor dhe fakti qe eshte i punesuar ne institucionin qe drejtohet nga Rama, ka sjelle reagime te cilat lene vend per dyshime, qe ky proces do te jete i ndershem dhe i pamanipulueshem. Shkresa eshte cilesuar si nje shkelje e dukshme qe i behet procedurave per zgjedhjet brenda partise, pasi ajo eshte hartuar dhe me pas shperndare, pa u zhvilluar me pare mbledhja e Komisionit Zgjedhor te PS, nderkohe qe kodi zgjedhor i Partise Socialiste e percakton qarte nisjen e shkresave te tilla, vetem pasi mblidhet ky komision, atehere nis dhe puna per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore. D.D
SHKRESA
Kryetari i Komisionit Zgjedhor Socialist, Genc Gjoncaj, u ka derguar sekretareve te socialist ne rrethe nje shkrese, nepermjet te ciles kerkohen te dhena per listen e anetaresise, e cila do te marre pjese ne zgjedhjen e kryetarit te partise sipas parimit "nje anetar nje vote". Kjo shkrese ka sjelle reagime te ndryshme dhe dyshime per procesin.
SHKRESA
Kryetari i Komisionit Zgjedhor Socialist, Genc Gjoncaj, u ka derguar sekretareve te socialist ne rrethe nje shkrese, nepermjet te ciles kerkohen te dhena per listen e anetaresise, e cila do te marre pjese ne zgjedhjen e kryetarit te partise sipas parimit "nje anetar nje vote". Kjo shkrese ka sjelle reagime te ndryshme dhe dyshime per procesin.