E Diel, 1 Nëntor 2026

Te gjitha fete: Berisha, ndal "martesat gei"

Projekti per martesat brenda gjinise ka sjelle nje reagim per here te pare te perbashket, nga te gjitha komunitetet fetare ne vend. Ajo eshte nenshkruar nga Keshilli Nderfetar i Shqiperise (KNFSH) permes Keshillit te Presidences ne te cilin bejne pjese kreret e kater Komuniteteve Fetare Tradicionale ne Shqiperi dhe neser me 20 Gusht 2009, do t'i dorezohet zyrtarisht kryeministrit Sali Berisha. Por letra i drejtohet njekohesisht popullit shqiptar, ndaj po e publikojme ate te plote, per te njohur qytetaret me qendrimin zyrtar te komuniteteve fetare ne vend.

Nenshkruesit e letres, jane Haxhi Selim Muca (Kryetar i Komunitetit Musliman), Anastas Janullatos (Kryepiskop i Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise), Rrok Mirdita (Kryetar i Konferences Ipeshkvnore te Kishes Katolike Shqiptare) dhe Haxhi Dede Reshat Bardhi (Kryegjysh i Kryegjyshates Boterore Bektashiane).

"Jemi ne kundershtim te plote me iniciativen e qeverise per hartimin e ligjit per njohjen e martesave homoseksuale ne Republiken e Shqiperise dhe shprehim me indinjate shqetesimin tone per rrezikun qe i kanos ky ligj shoqerise shqiptare", nis letra e KNFSH.

Kurse kujton faktin se "kombi yne ka respektuar berthamen e shoqerise; familjen. Pavaresisht veshtiresive te shumta qe po kalon ajo ne keto vite tranzicioni dhe ndryshimesh te medha social-ekonomike, familja shqiptare ka ditur ta ruaje karakterin e saj te shenjte dhe rolin e saj te pazevendesueshem ne mbrojtje te identitetit, dinjitetit dhe mireqenies kombetare".

Iniciativen per martesat gay, drejtuesit e komuniteteve fetare thone se "e vleresojme si sulm per dobesimin e familjes natyrale midis nje mashkulli dhe nje femre, e cila eshte dhurate e Zotit dhe perben berthamen me te forte te shoqerise shqiptare".

Politika formon struktura dhe institucione, ndersa besimi formon zemrat dhe moralin shpirteror te kombit, vijon letra.

Ndaj vijon apeli: "Njezeri, shprehim vullnetin tone te perbashket ne mbrojtje te familjes, te ardhmes se femijeve tane dhe vlerave te saj, ashtu sic na meson feja dhe te paret tane, dhe bejme thirrje per heqje dore nga miratimi i ketij projekt-ligji".

Ne kete pike, vjen si mbyllje e letres, edhe keshilla ndaj Berishes, e krereve te komuniteteve: "Ne duhet te bejme ate cka eshte e drejte, jo per syte e botes "moderne", por perpara Perendise, dhe vetem atehere mund te presim qe Ai t'i degjoje lutjet tona dhe te na bekoje ne rrugen e perparimit e zhvillimit te vertete".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›