E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjoni: Opozita do të kërkojë verifikimin e figurës së kryespiunit shqiptar

Gazeta Shqip

Kuvendi

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare avancon aksionin

Partia Socialiste pritet të kërkojë verifikimin e figurës së kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Këtë pohim e bëri dje nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni në një intervistë televizive. Sipas Gjonit, me hyrjen e muajit shtator dhe çeljen e sezonit të ri parlamentar, opozita do të vijojë aksionin jo vetëm për hetimin e aktivitetit të Ministrisë së Mbrojtjes, por edhe për institucionet e tjera të sigurisë në vend, siç është Shërbimi Informativ Shtetëror. Nisur nga kjo, duket se opozita do të kërkojë në radhë të parë më shumë informacion si fillim për rolin e Visho Ajazi Likës në SHISH-in e para vitit 1997, kohë në të cilën ky institucion drejtohej nga Bashkim Gazidede. Një tjetër çështje për të cilën opozita pritet të kërkojë informacion më të detajuar lidhet me çështjen e nënshtetësisë së kreut të institucionit të sekreteve në vend. Janë hedhur shumë dyshime se, për shkak të jetesës për një kohë të gjatë në Kanada, Visho Lika mban dhe nënshtetësinë kanadeze, së bashku me atë shqiptare. Nëse kjo do të provohet se është e vërtetë, atëherë ky do të ishte një rast i paprecedentë, kur një drejtues i shërbimit sekret të një vendi, ka dhe një nënshtetësi tjetër. Së bashku me marrjen e nënshtetësisë së një vendi, çdo person bën dhe një betim solemn, që do të jetë besnik ndaj vendit të ri, i cili e konsideron qytetar të tij. Është interesant fakti se Visho Ajazi Lika nuk rezultonte në regjistrin e Gjendjes Civile shqiptare deri në vitin 2008 dhe nuk dihet ende nëse ai është aktualisht pjesë e regjistrit themeltar të shtetit shqiptar. Sa i përket jetës personale, nga deklarata e tij e pasurisë është zbuluar se Lika është i divorcuar, me dy fëmijë, të cilët jetojnë në Kanada. Divorci i tij me bashkëshorten ka pasur si shkak mos përputhjen e karaktereve dhe ai i ka lënë Likës dhe një faturë financiare të shoqëruar dhe me ndarjen e pronave të dy ish-bashkëshortëve në Kanada. Lika deklaron se ai përmbush çdo muaj dhe detyrimet financiare për fëmijët e tij.

Visho Ajazi Lika, në fillim në kurrikulimit zyrtar, nuk e përmendte detyrën si ish-drejtor i SHISH-it. Këtë duhet se e bëri pas dëshmive që u dhanë

Gjoni: Opozita do të kërkojë verifikimin e figurës së kryespiunit shqiptar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›