Gjoni: Policia 6 muaj dështim. Xhaçka: Të hetohet Dritan Prifti
Fiktive i quan Partia Socialiste shifrat e sigurisë të prezantuara nga ministri i Brendshëm, Basha për 6 muajt e fundit. Deputeti Ilir Gjoni, gjatë një konference për shtyp deklaron se përvec vrasjeve dhe trafikut, nuk mund të flitet për rritje të sigurisë së shtetasve shqiptarë.
“2.7 herë më shumë drogë e qarkulluar dhe e kapur, pa llogaritur sasinë e konsiderueshme që ka kaluar e qetë kufirin shqiptar, 23% më shumë trafiqe të paligjshme, 156 vepra penale më shume në fushën e krimit financiar, korrupsionit dhe krimit ekonomik, 33 vepra penale më shumë kundër personit dhe ulje të fuqisë zbuluese me 3%” tha deputeti Ilir Gjoni.
Ndërkohë në vazhdën e replikave me ministrat e e LSi-së, deputetja e tjetër e selisë rozë Olta Xhacka, i kërkon prokurores së përgjithshme të nisë hetimet.
“Në c’vend të botës demokratike, kompania e kushëririt të Ministrit të Shëndetësisë mund të fitojë miliona euro tendera për ilace nga ministri kushëri, për t’i paguar pastaj 1.8 milion euro kolegut të partisë të ministrit kushëri? është e pafalshme për institucionet e drejtësisë, e vecanërisht për Prokurorinë e Përgjithshme të mos nisë hetimet për këtë aferë të pastër korruptive. Prandaj i bëjmë thirrje Kryeprokurores që ta thyejë heshtjen e saj dhe të fillojë menjëherë zbardhjen e kësaj cështjeje” tha deputetja Olta Xhacka.
Përplasja PS-LSI u rishfaq pas sencës së të enjtes kur PS e akuzoi ministrat Prifti dhe Vasili si të përfshirë në korrupsion. Ndërsa ministri i Energjitikës erdhën akuza në adresë të kryesocialistit për përdorim narkotikësh.
Elona Gjylmi < I mëparshmi